Uro që të mos përballemi Taulant!…

Nga Ylli DYLGJERI

Sot dita e parë e vitit 2021 më fillojë me një sms në telefon nga ish kolegu i institucionit të dikurshëm Kryeministria, Taulant Balla. Ishte një SMS e paguar që më erdhi 2 herë nga sistemi, dhe për më tepër nuk të lejonte ti ktheje as përgjigje!

U mendova pak e vendosa ti kthej përgjegje në FB Taulantit.

Ish kolegu im, në këtë SMS me fton të buzëqesh duke më cituar edhe bamirësen Nënën Terezë. Nënë Tereza më saktë ka thënë se: Buzëqeshja të fton për paqe. Dakort. Paqe Taulant. Po i ulim armët…

Po si?

Ne s’jemi në kushte paqeje.Ti deputet.Ti ligjbërës.

Ti ligjshkelës. Ti Kryetar Grupi i PS e Unë një individ i papunë, që luftoj për të nxjerrë rrogën me honorare se më hoqe Ti me serën tënde padrejtësisht. Keni shkuar thellë Taulant. Shumë thellë në gjynahe. E keni të përsëritur. Shefi yt më shumë, e Ti më pas.

Ti harrojmë bëmat thua Ti? Të buzëqeshim? Po borxhet? Po vuajtjet? Po krimet? Sepse këtu, në këtë vend, nuk ecën as thënia tjetër e urtë sepse nuk je i sigurtë. Thënia tjetër se:

Në këtë vend xheloz, e vetmja gjë për të qenë i sigurtë është të jesh qesharak- nuk arrihet prap.

E provova Unë këtë dhe shoku Yt, Edvini, më hoqi nga puna. Unë vazhdoj papunësinë dhe ti Taulant më kërkon të buzëqesh. Unë do të vazhdoj të ckërmitem kur tju shoh. Unë nuk do ju harroj Taulant.

Unë po pres. Po pres ditën…

Uro që mos përballemi!

111

22