U krye! TAP, Transadriatik Pipline, Gazsjellësi Transadriatik ose Korridori i Jugut

Nga Sali BERISHA

U krye!

TAP, Transadriatik Pipline, Gazsjellesi Transadriatik ose Korridori i Jugut u krye.

Miq, ditet e fundit te vitit qe kaloi perfundou nderitimi i TAP. Ky gazsjelles eshte dhe investimi me i madh i kohes ne Europe, i cili ne te gjithe kompleksin e tij eshte nje investim prej 40 miliarde dollar. TAP sjell neper Shqiperi, ne Itali dhe Europen Perendimore gazin azer te fushes Shah Deniz te detit Kaspik dhe me pas ne perputhje me marreveshje te firmosura edhe gazin e vendeve tjera si Taxhikistanit etj.

Korridori i Jugut i jep Shqiperise nje peshe dhe rol ne rrafshin energjitik te Europes dhe e shnderron ate fale dhe rezervave te saj energjitike natyrore,
ujore, djellore edhe te gazit ne Detin Jon qe i shiti Zografi Bis ne nyjen energjitike me te rendesishme te rajonit.

Korridori i Jugut e ben tregun energjitik europian me te lire, me kompetitiv dhe me te pavarur nga gazi rus.

Ideja e projektit te TAP u iniciua fillimisht 14 vjet me pare nga Korporatat Energjitike Helvetike CGL dhe ajo azere Socar, dora dores ketyre korporatave ju bashkuan gjigande boteror te energjitikes si Statoil e Norvegjise dhe British Petroleum i Britanise se Madhe. Projekti, enderr 14 vite me pare, eshte sot realiteti me i madh energjitik i viteve te fundit ne Europe.

Te dashur miq, TAP eshte TAP vetem e vetem se kalon neper Shqiperi. Ne çdo trajektore tjeter nuk do te mund te ishte ky qe eshte.

Projekti u kurorezua me sukses pas nje martone te gjate e te veshtire, kapercimit te pengesave here here ne dukje te pakapercyeshme.

Pas qeverise se Azerbajxhanit dhe presidentit Aliev qeveria qe drejtoja mbeshteti me shume se kushdo tjeter projektin per shanset e te cilit Gazpromi rus nga njera ane dhe megaprojekti Nabuko nga ana tjeter dukej se do ta asgjesonin pa veshtirsi.

Per vite me radhe ky projekt qendroi krahas antaresimit ne NATO dhe pavaresise se Kosoves ne krye te axhendes te mbi 100 takimeve te nivelit te larte dhe me te larte te mia dhe anetareve te kabinetit tone qeveritar dhe keshilltareve te mi.

Perpjekje serioze per anullimin e tij u bene edhe pas shpalljes se konsorciumit te TAP fitues i koncesionit te shfrytezimit te gazit te Fushes se Shah Deniz.

Mendoj se ish skretarja e shtetit Hilari Clinton dhe perfaqesuesit e saj per energjine kane luajtur rol pozitiv dhe kane ndonese jo publikisht mbeshtetur projektin. Presidenti i Turqise Erdogan gradualisht mbeshteti haptas projektin. Ish kryeministri i Italise Mario Monti dhe ish presidenti Giorgio Napolitano ndryshuan qendrimet jo te favorshme te Italise ndaj projektit dhe i hapen driten jeshile zbatimit te tij. Qeveria shqiptare ishte e para qe firmosi marreveshjen me TAP dhe kalimin e tij ne territorin e Shqiperise.

Nga vitet 2014 gjer vitin e kaluar investimet e Konsorciumit te TAP per ndertimin e tij ne Shqiperi ishin per 6 vite zeri kryesor i investimeve te huaja ne Shqiperi.

Me kete rast dua te shpreh mirenjohje te thelle presidentit te Azerbajxhanit Ilham Aliyev dhe qeverise se tij dhe te gjithe atyre qeveritareve qe mbeshteten kete projekt me rendesi te madhe strategjike, si dhe konsorciumit qe e realizoi ate ne nje kohe rekord duke e bere rajonin tone dhe mbare Europen me te lire, me te pavarur dhe me te sigurt ne nje fushe jetike siç eshte fusha e energjise. sb

ps: Ne video momenti historik i firmosjes se marreveshjes perfundimtare me TAP me 17 korrik 2013.