Ballina Aktualitet Si Rama imiton Kim Jong-un, i kërkon falje…

Si Rama imiton Kim Jong-un, i kërkon falje…

Diktatori i Koresë së Veriut, Kim Jong-un i ka dërguar një letër çdo qytetari të vendit të tij me rastin e vitit të ri.

Sipas VOA, ai i ka falënderuar për mbështetjen në kohë të vështirë. VOA raporton se më herët, Kim Jong-un u kishte kërkuar falje qytetarëve të vendit të tij që kishte dështuar në përmirësimin e situatës ekonomike në vend. Ai po ashtu kishte kërkuar ndjesë për vështirësitë që kanë kaluar qytetarët gjatë kufizimeve për pandeminë.

Për ironi kjo bie në kontrast me qëndrimin që mbajti kryeministri Edi Rama në fund të këtij viti. I pyetur nga gazetarët se kujt do i kërkonte falje për fundin e vitit, ai tha se i kërkon falje vetëm familjes së tij, sidomos Zahos, pasi nuk ka qëndruar afër tyre.

Jo vetëm kaq, por në mesazhin pasues ai deklaroi se ka vuajtur shumë pasi ka detyrën më të vështirë në vend.

 

Exit mobile version