“Edhe vaksinën e bëri elektorale”, ish-ministri shpërthen ndaj Ramës: KQZ të ndalojë propagandën!

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama, lidhur me sigurimin e 500 mijë doza vaksine nga kompania Pfizer.

Manjani shprehet se Rama edhe vaksinën e bëri elektorale, ndërsa i ka kërkuar KQZ që të ndalojë propogandën.

“Stadiumi ku do bëhen vaksinat merr 22 500 vetë. 10 750 vaksina pret në fund të janarit. Nëse do ti ndajnë në 2 doza i bie 5 000 të vaksinuar”, shkruan ish-ministri.

Postmi i Manjanit

As edhe 1 stadium me njerëz nuk arrin të vaksionojë zavalli.

Stadiumi ku do bëhen vaksinat merr 22 500 vetë. 10 750 vaksina pret në fund të janarit. Nëse do ti ndajnë në 2 doza i bie 5 000 të vaksinuar.

I lemë pastaj grupet që e kanë të nevojshme me përparsi atë vaksinë. Rreth 27 000 personel shëndetësor (plus punonjës socialë), 30 000 mësues, 18 000 policë (plus burgjet) dhe 600 000 pensionistë… Po të doni i pjestojmë edhe me 2 këto shifra, meqë Akadamia e Shkencave raporton se gjysma e ka kaluar virusin. Prap nuk dalin aq vaksina që do na sjellë Zavalli.

Shiheni dhe kalendarin që raporton se është interesant. Fund janari (10 750), fund shkurti (30 000)… Sa më pranë prillit të jetë e mundur. 😡

Edhe vaksinën e bëri elektorale!!! Duhet ta ndalojë KQZ propagandën me vaksinën (jo vaksinimin)!
#pirdhopriftnëprillpirdh!