Ndërron jetë aktori dhe regjisori i njohur

Aktori dhe regjistori i njohur shqiptar, Dhimitër Orkocka ka ndërruar jetë ditën e sotme si pasojë e hemoragjisë cerebrale.

Orgocka mbante titullin “Mjeshtër i madh”. Ai ndodhej prej dy javësh i shtruar në spital, ndërsa u nda nga jeta sot, në moshën 84-vjeçare.

Në mes të filmave që ka luajtur është edhe “Gjeneral Megafoni”.

I lindur më 21 tetor të vitit 1936 në qytetin e Korçës, Orgocka pati një karrierë të pasur edhe në teatrin “A.Z. Çajupi”, ku ka vënë në skenë104 premiera në teatrin e Korçës, Fierit, Elbasanit, Prishtinës, Shkupit etj.lg.php?bannerid=0&campaignid=0&zoneid=629&loc=https%3A%2F%2Fwww.balkanweb.com%2Fnderron jete aktori dhe regjisori i njohur korcar dhimiter orgocka%2F&referer=https%3A%2F%2Fwww.google

 

 

Si aktor ai numëron 82 role të interpretuara në skenat e teatrove shqiptare, ku ka marrë edhe çmime.

Dhimiter Orkocka1 770x433 600x337 1