Basha: Vendet e tjera kanë nisur vaksinimin, Rama shkoi në Nju Jork për të blerë këpucë të reja

Lideri i opozitës, Lulzim Basha ka reaguar pas deklaratës së sotme të Edi Ramës në lidhje me mbërritjen e vaksinave, pas javës së 3 të janarit.

Basha shkruan në Twitter, se vendet e rajonit kanë nisur fushatën e vaksinimeve, ndërsa Rama premton se do ti sjellë.

Kreu i PD shkruan se, Rama shkoi në Nju Jork për të blerë këpucë të reja.

Reagimi i plotë i kryetarit Basha

Si përherë Rama përpiqet t’i shesë dështimet si suksese. Shqipëria është vendi që jep ndihmën më të vogël ekonomike për qytetarët e saj.

Rama premton të sjellë shumë pak vaksina, dhe shumë vonë krahasuar me vendet e tjera.

Serbia ka nisur ndërkohë vaksinimin, ndërsa Rama shkoi në Nju Jork për të blerë këpucë të reja!

Ky i dështuar duhet të largohet nga qeverisja, që Shqipëria të ndryshojë e të shpresojë sërish.