Basha: Vaksina më e mirë për Shqipërinë është largimi i Ramës!

Kreu i opozitës, Lulzim Basha ka reaguar sërish ndaj Ramës, për vaskinën anti-Covid.

Basha shkruan në reagimin e tij se, edhe me vaksinat e njëjta histori si me dështimet e Ramës këto 7 vjet.

“Edhe me vaksinat e njëjta histori si me dështimet e Ramës këto 7 vjet.

Premtoi 300 mijë vende pune dhe shtoi papunësinë dhe varfërinë, rriti koston e jetës dhe shkatërroi ekonominë.

Vaksina më e mirë për Shqipërinë është largimi i Ramës. Vetëm kjo do na lëvizë nga dështimet drejt suksesit, nga dëshpërimi drejt shpresës”, shkruan Basha në një postim Facebook.