Edhe një herë lidhur me sulmet e Edvin Hajdutit kundër BE për vaksinën!

Nga Sali BERISHA

Per mungesen e vaksines anticovid19 ne Shqiperi fajin nuk e ka Bashkimi Europian por e ka vetem korrupsioni dhe vjedhja e tij!

Miq, ne nje hark kohor tre ditor perseri njeriu qe ne psiqiken e tij prej skizoidi nuk njeh dhe nuk mban kurre pergjegjesi, njeriu qe per nje vit nuk ka kujt ti kerkoje te falur ne Shqiperi perveç Lindes, gruas se tij ndermori sot perseri sulme te shpelara ndaj Bashkimit Europian sikur ai e paska fajin se pse ne mbetem pa vaksine anticovid kurse vendet anetare te ketij Bashkimi kane filluar prej nje jave vaksinimin e popullates se tyre.

Me keto sulme te perseritura e te shpelara si kartoline e nje narkodiktatori per festat e fundvitit kunder Bashkimit Europian ne stilin e baballareve te tij biologjik dhe shpirteror pra Kristaq Xhelatit dhe Enver Hoxhes, Hitlerit shqiptar te Pasluftes, Edvin Hajduti beson se do te arrije dy qellime.

Se pari do mund te çlirohet nga pergjegjesia pse e la vendin pa vaksine, pse shkoi nje jave ne Neë York me avion ne dispozicion dhe u tha shqiptareve po shkoi per vaksine por mashtroi dhe ne vend te vaksines anticovid19 solli me avion baulet e tij personale plot me mallra pas shoppingut ne kohe soldesh te Krishtlindjeve ne metropolin e tregut te botes.
Kjo perpjekje per te fajesuar BE per mungesen e vaksines anticovid19 ne Shqiperi eshte ataviste absurde dhe bajate.

Çdo shqiptar sot e ka te qarte si drita e diellit se shkaku pse ne mbetem pa vaksine eshte i njejte me shkakun pse ne mbetem per muaj te tere pa sasine e duhur te testeve anticovid, te maskave, te kostumeve mbrojtese per mjeket, te ilaceve per mjekimin e virozes, te respiratorve, te monitorve, te numrit te shtreterve per trajtimin e te semurve me covid19.
Ky shkak eshte nje dhe vetem nje; eshte vjedhja, vjedhja, dhe vetem vjedhja me tenderat publike ne radhe te pare e vet Edvin Hajdutit pastaj ndrikull Hajnise dhe lukunise se hajnave rreth tyre.

Ju rikujtoj ketu te dashur miq se Serbia, presidenti i te ciles ka avion ne dispozicion por nuk shkoi per shopping ne Neë York, ka filluar vaksinimin e popullates me vaksinen jo ruse apo kineze por te Biontech Pfizer disa dite para vendeve anetare te BE vetem e vetem se autoritetet serbe parapaguan qe ne fillim te nentorit direkt kompanine private Biontech-

Pfizer per sasine e vaksines qe donin te bilnin.

Njelloj si Serbia, vaksinen nga kjo kompani e kane marre disa vende tjera jo anetare te BE.
Opozita e ka ngritur 6 muaj me pare me te madhe domosdoshmerine per prositjen direkt ne kohe te vaksines tek kompanite prodhuese por Edvin Hajduti dhe Ndrikull Hajnia ne vend te kesaj praktike qe nuk linte shteg per vjedhje dhe qe po te ndiqej do te kishim sot vaksinen ne Shqiperi, ndoqen praktiken e sekserit, derguan 3 milion euro tek nje kompani qe thuhet se po falimenton.

Se dyti, me sulmet e tij arkaike kunder Bashkimit Europian per lenien e vendit tone pa vaksine anticovid19 Edvin Hajduti ne stilin e eterve te tij mizor synon indirekt te binde shqiptaret se fajin per mos hapjen e negociatave te Shqiperise me BE nuk nuk e kane vjedhjet, droga dhe lidhjet e tij me krimin por pashpirtesia e europianeve dhe diskriminimi i tyre ndaj nesh qe arrin gjer ne ate shkalle se te na lene edhe pa vaksine anticovid.

Perseri çdo shqiptar e ka te qarte se Bashkimi Europian dhe vendet anetare te tij ne keto 30 vite me nje bujari te pashembullt ne histori jo qe nuk kane diskriminuar shqiptaret por i kane vendosur ata ne krye te listes te vendeve jo anetare per ndihmat e tyre ne Europe dhe ne bote. sb