Ballina Politikë Departamenti i Shëndetësisë në PD reagon ashpër ndaj kërcënimit, shantazhimit dhe heqjes nga...

Departamenti i Shëndetësisë në PD reagon ashpër ndaj kërcënimit, shantazhimit dhe heqjes nga puna të Dr. Ilir Allkja

Deklarate e Departamentit te Shendetesise, Partia Demokratrike per kercenimin, shantazhimin dhe heqjen nga puna e Dr Ilir Allkja

Shteti monopartiak i Ramovicit, heq nga puna mjekun Ilir Allkja, sepse raportoi mungesen e mjeteve dhe infrastruktures pre spitalore dhe spitalore si dhe keq menaxhimin e pandemise.

E drejte e personelit mjekesor per te patur siguri dhe infrastrukture adekuate ne kryerjen e punes e tyre te perditshme, sidomos ne kohe pandemie, e mbeshtetur edhe ne udhezimet e OBSH per te drejtat e personelit mjekesor.

Shteti i Ramovicit duke perdorur krye drejtuesin e Qendres Spitalore Nene Tereza Tirane, Enkelejd Jotin nje aksioner dhe ish drejtues i nje media prane kryeministrit, kerkon te mbylle gojen zerave kritike te bluzave te bardha qe denoncojne keq menaxhimin e situates se pandemise, ku ka patur shume humbje jete nga ky keqmenaxhim, nder to edhe 30 mjeke.

Rikthimi i nenit 55 te axhitacion propagandes nga neokomunistet eshte nje cenim i rende i sigurise publike dhe juridike sic eshte ky akt dictatorial i heqjes nga puna te personelit mjekesor qe kritikon keq menaxhimin, vjedhjen dhe mungesen e infrastruktures e mjeteve mbrojtese te personelit mjekesor.

Keqmenaxhimi i pandemise dhe vjedhjet e kryera te denocnuara tashme me fakte e prova duhet te kishte nje hetim nga prokuroria, nderkohe qe pushteti tenton ti mbylle gojen cdo zeri kritik dhe denocnues.

Rama me ushtaret e tij kerkon qe nga njera ane te ushtroje dhune psikologjike dhe ndeshkime, si dhe duke krijuar probleme madhore ne ndarjen e personelit mjekesor ne ate te pushtetit dhe te qytetareve.

Mjeket jane ne sherbim kujdesi mjekesor ndaj qytetareve dhe jane avokatet me te mire te njerezve ne nevoje, dhe Dr Iliri dhe koleget e tij nuk mund te shantazhohen me metodat neokomuniste te kesaj qeverie.

Te rikthet ne pune Dr Ilir Allkja, sepse sot me shume se kurre kemi nevoje per mjeke dhe infermiere, e aq me teper per personel mjekesor te kualifikuar dhe me eksperience si Dr Iliri.

Partia Demokratike, garanton se eshte dhe do te jete ne mbeshtetje te cdo personeli mjekesor qe kercenohet dhe shtantazhohet ne kryerjen e punes se tyre te perditshme si dhe ne denocnimin e problematikave qe jane ne funksion te mire funskionimit dhe sherbimit mjekesor ndaj pacienteve. Si dhe do mbeshtese me asistence ligjore ne menyre qe keto kercenime dhe shantazhime te perballen me institucionet ligjore, dhe siguron rikthimin ne pune te ketyre personave qe hiqen nga puna nga qeveria e rilindjes per shkaqe politike.

Departamenti i Shendetesise ne Partine Demokratike e denon ashper kete akt qe ne nje menyre ndikon te shendeti I qytetareve duke pakesuar personelin mjekesor me shkarkime ne kohe pandemie.

Exit mobile version