Pushohet nga puna me urdhër të Ramës mjeku i vijës së parë në luftën ndaj pandemisë

Mjeku i Urgjencës Kombëtare në QSUT, Ilir Allkja është pushuar nga puna për t’i mbyllur gojën të mos flasë në media dhe në rrjetet sociale për keqmenaxhimin e pandemisë.

Pushimi nga puna firmosur nga Enkelejd Joti me pretendimin “për shkak të shkeljes së etikës në punë”.

Prej fillimit të pandemisë, mjeku Allkja ka qënë në vijën e parë të luftës dhe në është bërë zëri i dhjetra denoncimeve, për shkak të kushteve ku janë të detyruar të punojnë stafet mjekësore, ku në nisje të pandemisë mungonin dhe elementët bazë të mbrojtjes nga Covid 19.

Sipas vendimit të QSUT-së, çdo punonjës i këtij institucioni nuk duhet të bëjë në publik komente të papërshtatshme të tilla si vërejtje mbi politikën apo programe të Institucionit, deklarata apo opinone personale që mund të interpretohen su zyrtare, sulme kundër administratës apo punonjësve të tjerë të institucionit.

Pak ditë më parë mjeku Allkja i kërkoi publikisht drejtorit të përgjithshëm të QSUT, Enkeleid Joti, dorëheqjen për paafësi dhe keqmenaxhim të këtij institucioni shëndetësor jetik.

Mjeku Allkja është sulmuar publikisht edhe nga kryeministri Rama.

1 52

2 47

allkja