Pse largimi i Edi Ramës është domosdoshmëri!

Nga Orjola PAMPURI

Show-t dhe propagandës së dalë boje të Edi Ramës dhe sojit të tij, nuk mund t’i besojë më askush.

Zakonisht fundviti shërben edhe për bilancet mbi atë çfarë është bërë, çfarë duhet bërë apo çfarë duhej bërë më mirë, kjo shërben dhe si reflektim mbi atë çfarë mund dhe duhet të përmirësohet në vitin e ardhshëm. E gjithë kjo duhet të jetë puna e një qeverie normale që punon për qytetarët dhe është në shërbim të qytetareve të saj, por jo për këtë qeveri që prej 7 vitesh e më shumë, nuk ka menduar asnjë moment për qytetarët e saj. Qeveria e Edi Ramës nuk ka bërë asgjë, e s’mund të bejë më asgjë. 2 mandate janë koha e mjaftueshme për të bërë shumë, dhe është e pafalshme të mos bësh asgjë.

Në fundvit tallet me pensionistet, duke u dhënë një shpërblim qesharak, Ne 7 vite duhet tu kishte garantuar nje pension dinjitoz pensionisteve, te pakten aq sa marrin pensionistet ne vendet fqinj.

Mjekët në mes pandemisë i la në baltë, pa masa mbrojtëse, pa kushte, pa paga dinjitoze, numri më i madh i mjekëve të larguar shënohet në ëeto 7 vite, nuk i mbrojti, nuk denjoi të marre përsipër trajtimin e veçante të tyre në rast se do të prekeshin nga Covidi, Shqipëria numëron numrin më të madh të mjekëve që kanë humbur jetën nga Covidi, dhe sot kur e gjithë Bota ka nisur vaksinimin e mjekëve, kryeministri i genjen duke i parë në sy ata të cilët përballen në çdo moment të pambrojtur me Covid 19.

Nuk denjoi të siguronte asnjë kontratë 3 muaj me parë, kur opozita i propozoi të bënte atë që fqinja jonë Greqia kish bere duke kontraktuar me Astra Zenecën per Vaksinen, e shumë vende të tjera po lobonin e i mbyllen kontratat me kohë, duke nisur vaksinimin, ndersa Edi Rama u tall në mënyrën më të paskrupullt me shqiptarët duke i thënë që udhëtimi në Amerike ishte për të siguruar vaksinën, nderkohë ishte për arsye e qëllime të tjera mes tyre dhe për shopping. Një turp, qe vetëm ai dhe soji i tij mund ta përtype. Shqiperia eshte vendi ku nën menaxhimin e të paskrupulltëve nuk arriti te siguronte as teste ku të mbante nën kontroll, sistemin shendetësor, arsimor, të mbante nën kontroll situaten në tëresi, të shkëpuste zinxhirin e transmetimit e të parashikonte masa për spitalet.

Jemi në prag të fundvitit, në kulmin e dimrit me temperatura të ulëta dhe rreshje, përballë një situatë të pazakonte prej pandemisë, por po t’i shtosh kesaj dhe qindra familje që jetojnë në çadra, konteniere, apo më keq akoma në banesa të shpallura të pabanueshme nga termeti, situata behet edhe më e trishtë. Të mendosh që ka kaluar një vit, dhe përveç shoët me disa familje, shumë të tjera jetojne në mjerim. Ku shkuan paratë, donacionet për përballimin e situatës nga termeti, me të cilat u bë shoë nje vit me pare?

Ne keto shtate vite u mbyllen me mijera biznese te vogla, te mesme, por mbijetuan vetem miqte e klientet e Rames.

Ne keto 7 vite u rrit si kurrë më parë shtresa e varfër, duke tkurrur në maksimum apo duke larguar nga vendi shtresën e mesme.

Në këto 7 vite nuk u ndërtua asnjë rrugë.

U rrit në maksimum numri i të papunëve, u rritën taksat, u rrit kosto e jetesës.

Pakënaqësia është shtrirë kudo, e dëgjon nga gjithkush, nga mjeku, mësuesi, pensionisti, shitësi i marketit, biznesmeni, nga gjithkush. Edi Rama nuk mund të mendojë për një mandat të tretë, Edi Rama nuk mund të dalë më përpara këtyre qytetarëve të cilët i talli, i bastisi, i shiti dhe në fund i la në baltë si asnjë kryeministër tjetër në botë përballë Covid 19. Largimi i Edi Ramës është domosdoshmëri që ky vend të ecë përpara, që ky vend të këtë shpresë për të qenë anëtar i BE, që qytetarët e këtij vendi të jetojnë me dinjitet e mundësi shkollimi e punësimi në vendin e tyre.