Nga Tritan SHEHU
Shqiperia eshte i vetmi vend ne Europe “ne det te hapur” per vaksinimin, pra:
- Nuk eshte e vertete cfare ai tha sot se “Pfizer kontrakton vetem me entitete si BE”. Fillimi i furnizimit tashme te Serbise ne baze te kontrates direkte te firmosur me Pfizer ne nentor, verteton te kunderten, ate qe ne kemi kerkuar prej shtatorit, kontraktimin direkt me prodhuesit ose nepermjet vendeve kryesore.
2.Kerkoi t’i “qaje hallin” BE per furnizim te pa mjaftueshem te saj, mbasi disa dite me pare e akuzoi ate per bllokim te sasive te egzagjeruara vaksinash ne kurriz te vendeve te tjera, thjesht se nuk di si te justifikohet per faktin qe Shqiperia eshte i vetmi vend ne Europe pa asnje alternative konkrete.
3.Kerkoi te fshihet mbas infrastruktures se vaksinimit, duke pranuar ate qe dihet prej kohesh se ndertimi i saj eshte i komplikuar, gje nuk e cfajeson aspak, perkundrazi e rendon per faktin pse nuk u mendua ne kohe.
4.Jo vetem qe nuk publikoi asnje kontrate me dike per vaksinat, por nuk dha asnje shifer, lloje, afate kohore te fillimit e mbarimit te vaksinimit te popullesise. Foli si drejtues NGO, qe po paraqiste disa linja teorike.
5.Hodhi me pa pergjegjshmeri mundesine e importit edhe te vaksinave te pa certifikuara nga EMA, FDA ose ajo e Britanise, gje qe thyen sigurine medikamentoze ne Shqiperi, e rrezikeshme kjo vecanerisht per vaksinen Covid, qe po perdoret per here te pare edhe si teknologji.
6.Kryeministri kerkoi te fitoje dhemshurine e shqiptareve duke e quajtur veten “lypes”. Por shqiptaret as duan, as kane nevoje e as mund te krenohen qe te kene per Kryeminister nje “lypes”, perkundrazi.
Shqiperia ka nevoje per nje Kryeminister dinjtoz e vizionar, qe te dije te parashikoje, te programoje, t’i paraprije zhvillimeve, te jete serioz ne negociatat e kontraktimet, e jo qe te dale neper foto me “trasten bosh”, vecse qe te fshehe deshtimet e tij.
Nje te tille Shqiperia tashme do ta kete mbas 25 Prillit.