Ndihma e BE për vaksinim në Ballkanin Perëndimor, “elektroshok” për Ramën!

Nga Tritan SHEHU

Se pari duhet falenderuar Brukseli per fondin prej 70 M Euro ne ndihme te vendeve te Ballkanit Perendimor per vaksinimin COVID.

Nga vendet tona Shqiperia renditet pothuajse e vetme ne Rajon e Europe krejt e pa mbuluar, pa asnje kontrate me prodhues apo me vende te tjera, vetem me nje Mareveshje Angazhimi me COVAX, karakteristikat e te cilit nuk premtojne zgjidhje te problemit per ne.

Ne keto kushte ndihma e BE eshte shume e rendesishme, jo vetem per perballimin e nje pjese te nevojave tona, por dhe si nje sinjal qe Rama e Qeveria e tij e pa pergjegjeshme te “tunden” e te kuptojne rendesine qe ka ky proces vaksinimi per jeten e shendetin e qytetareve, ekonomine dhe lidhjet e levizjet e neserme me BE.

Rama duhet te kuptoje se ky problem nuk mund te perballohet vetem duke bere rolin e “lypsarit” me traste ne qafe e pritur ne “gjume lemoshat”, sic po vepron Qeveria e pa afte e jona.

Ndihma BE nuk mund te zgjidhe te gjitha nevojat tona per vaksina, qe shkojne ne reth 5,5 M doza, ajo do te mbuloje nje pjese te tyre, por duhet te sherbeje edhe si nje “elektroshok zgjimi” per Kryeministrin, qe vazhdon te “fleje” e qe flet vetem sipas “endrave”.

Se paku tashti, ne muajt qe i kane mbetur kesaj Qeverie ne ikje, kjo duhet te lere genjeshrat e mashtrimet per te rikuperuar nje pjese te asaj qe nuk e ka bere ne kohen e menyren e duhur, pra te angazhohet seriozishe e konkretisht per te mbyllur disa kontrata me kompani te sigurta apo dhe me vende te BE, per te siguruar sasine e nevojeshme te vaksinave, ne nje kohe sa me te shkurter.

Humbja e me tejshme qofte edhe e nje dite, eshte humje jetesh, shendeti e cmim i rende ekonomik.

Ne fakt ky eshte nje cmim, qe shqiptaret do te duhet te paguajne deri me 25 Prill per Rilindjen ne qeverisje.