Ballina Aktualitet Aksident masiv në aksin Kashar-Rinas, bllokohet rruga

Aksident masiv në aksin Kashar-Rinas, bllokohet rruga

Një aksident masiv është shënuar mbrëmjen e kësaj të marte. Burime për mediat bëjnë me dije se aksidenti ka ndodhur në aksin Kashar – Rinas afër Laknasit.

Ndër të tjera mësohet se në aksident janë përfshirë 5 makina, por fatmirësisht nga përplasja nuk ka të lënduar vetëm dëme materiale.

Ndërkohë policia e ndodhur në vendin e ngjarjes po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

Exit mobile version