Vokshi publikon fotot: Veliaj e ktheu kryeqytetin në ‘Ferr’!

Ish-deputetja e PD, Albana Vokshi ka publikuar foto nga trafiku në Tiranë, me të cilat përballen çdo ditë qytetarët, jeta e të cilëve falë ‘angazhimeve’ të kryebashkiakut Erjon Veliaj, është kthyer në një ferr të vërtetë.

Vokshi shkruan se mjafton të dalësh nga shtëpia dhe për të bërë vetëm pak metra rrugë që të mërzitesh dhe stresoshesh dhe tu bashkohesh qytetarëve që mallkojnë çdo ditë ataa që e kanë kthyer Tiranan në një tmerr të vërtetë.

Psotimi i Vokshit

Torturë të dalësh, të hysh apo të ecësh në rrugët e Tiranës. . .

Dy orë në trafik të cmendur dhe e sheh veten që ke bërë vec pak metra e je shumë larg destinacionit.

Harxhimit të kohës, nervave, humbjes së takimeve që mund të kesh lënë… shtoji edhe harxhimet pa fund për karburant karburantit ….

E në padurim për të dalë nga trafiku ku ke ngecur, i bashkohesh korit të mallkimeve për ata qê kanë sjellë qëllimshëm këtë kaos në Tiranën që e kanë bërë të pajetueshme…

1 47

3 27