Berisha denoncon skandalin: KPK drejtohet nga një e mbetur në klasë, merita? Eshtë motra e Belinda Ballukut!

Ish-Kryeministri Sali Berisha publikoi një denoncim të ardhur nga qytetari dixhital. Sipas tij, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, i njohur si shkalla e parë e Vetingut, drejtohet nga motra e ministres Belinda Balluku, e cila ka mbetur në klasë.

Postimi i ish-Kryeministrit Berisha

KPK drejtohet nga një e mbetur në klasë.

Merita: Pamela Qirko është motra e Ndrikull Ballukut.

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb

I nderuar doktor, jam një punonjës i KPK, aty çfarë nuk dëgjoj lloje pazaresh, por kjo s’ka rëndësi, ajo që është më skandaloze është se drejtuesja e KPK, Pamela Qirko, motra e ministres së Ramziut, Belinda Ballukut, ka ngelur me shkollë dhe drejton vetingun, kjo është skandaloze. Po ju dërgojmë diplomën e ngelëses Qirko ku provohet se shkollën e ka filluar në 1996 dhe e ka përfunduar në 2001, pra 5 vjet, jo 4 vjet siç ka qenë sistemi arsimor në atë kohe. Kjo është skandaloze.

11 10