Lulzim Basha: Opozita është e bashkuar. Shikoni me sistemin siç ishte para se Edi Rama të fuste duart prapë secili do të garonte me listën e vet apo jo? Edhe me ndryshimet që ka bërë, opozita do të bëjë maksimalizimin e votës së saj, do të bëjë maksimalizimin e potencialit të saj.
Çim Peka: Si do e bëni këtë?
Lulzim Basha: Me format dhe mënyrat të cilat po i diskutojmë dhe po i çojmë drejt konkludimit me të gjithë partnerët tanë, me Lëvizjen Socialiste për Integrim, me pesë aleatët e tjerë, me Partinë për Drejtësi Integrim dhe Unitet, me bashkimin më të madh të forcave politike që në fakt është vetëm përfaqësim i një bashkimi edhe më të madh, i një aleance shumë më të madhe të qytetarëve për ndryshim.
Çim Peka: Pra, Zoti Basha po më thoni se ju jeni në diskutime me aleatët tuaj se si do të kandidoni, me një listë, me dy lista, me formula të…
Lulzim Basha: Shiko një listë, dy lista janë teknikalitete e rëndësishme është që ne nuk do të lejojmë që asnjë votë opozitare të shkojë kot. Ne nuk do të lejojmë që shumica e shqiptarëve që duan masivisht ndryshimin t’iu privohet mundësia dhe e drejta për të votuar. Dhe në fakt ky është makthi kryesor i Edi Ramës që mori formë në atë zallamahi që e zuri gjatë procesit të reformës zgjedhore por që prapë se prapë nuk ka për ta shpëtuar dot nga një verdikt popullor. Ai është sot një pakicë e pakicës. Është një pakicë edhe Brenda atyre që mund ti quajmë socialistët e ndershëm të Shqipërisë dhe nuk ka asnjë instrument që këtë pakicë të pakicës tua imponojë shqiptarëve në 25 prill.