Ballina Kryesore Basha: Shqiptarët duan ndryshim! Edhe simpatizantët e PS janë të bindur se...

Basha: Shqiptarët duan ndryshim! Edhe simpatizantët e PS janë të bindur se ndryshimi është rruga e vetme për të shpëtuar Shqipërinë

Çim Peka: Pyetja e parë është e drejtpërdrejtë dhe dua një përgjigje sa më të drejtpërdrejtë. Zoti Basha opozita një ditë duhet të vijë në pushtet dhe do të vijë në pushtet sepse ky është një rregull që nuk zhbëhet, pyetja për ju është, a ka Lulzim Basha alternativë tjetër përveç fitores me 25 prill, nuk po pyes opozitën po pyes Lulzim Bashën?

Lulzim Basha: A ka Shqipëria alternativë tjetër përveç ndryshimit, unë nuk dua të përgjigjem me…

Çim Peka: Shqipëria do të ndryshojë ndonjëherë. Lulzim Basha a ka alternativë tjetër përveç fitores me 25 prill?

Lulzim Basha: A ka Shqipëria alternativë tjetër përveç ndryshimit, përgjigjen në vend që ta marrësh nga goja ime mere nga goja e qytetarëve që kam takuar gjatë këtij viti në çdo qytet të Shqipërisë dhe nuk po them në çdo fshat por në qindra fshatra ku ka zhvilluar takime para dhe gjatë pandemisë. Shqiptarët duan ndryshim pavarësisht prej bindjeve politike edhe ata që janë dhe mbesin anëtar apo simpatizantë të Partisë Socialiste janë sot të bindur që ndryshimi është e vetmja rrugë për të shpëtuar Shqipërinë. Ndryshimi është fjala në gojën e të moshuarve, të pensionistëve, ndryshimi është fjala në gojën e të rinjve edhe tek administrata e tmerruar nga keqpërdorimi dhe keq menaxhimi tek biznesi i vogël dhe i mesëm që është në krizën më të thellë të çdo vendi tjetër të Ballkanit, ndryshimi është imperativ dhe nuk ka fuqi ta ndajë ndryshimin me 25 prill.

Çim Peka: As ju nuk e ndalni dot?

Lulzim Basha: Pa diskutim që askush nuk mund ta ndal ndryshimin dhe ndryshimi është Parti Demokratike, është opozita. Kjo betejë nuk është për Lulzim Bashën. Kjo është një betejë e gjithë shqiptarëve kundër një shkaktari, një dështimi të madh të këtyre 8 viteve dhe ky dështim e ka emrin Edi Rama. 2021, 25 prilli është dita për të larë duart me këtë dështim dhe për të nisur të gjithë së bashku një ndryshim real të vërtetë që të prekë jetën e çdo shqiptari. Sepse nuk ka pse të jetë kështu.

Ky vend i ka të gjitha mundësitë të ecë drejt normalitetit dhe të gjithë këtë turr takimesh që kam zhvilluar, kurrë në asnjë moment nuk kam premtuar mrekulli, as premtime boshe më të cilat erdhi Edi Rama në pushtet, por kam premtuar normalitet. 2021 do të jetë viti i ndryshimit dhe pas këtij ndryshimi normaliteti do të jetë norma. Norma në qeverisje, norma në ekonomi, në ekonomitë e shqiptarëve edhe norma ne familjet shqiptare.

Ku edhe socialistët janë të bindur se e vetmja mënyrë për të shpëtuar familjet e tyre, për të ndalur emigracionin e bijve dhe bijave të tyre është ndryshimi. Kushti i vetëm që shqiptarët kanë dhe që unë e mirëkuptoj është që ndryshimi të mos jetë thjesht dhe vetëm një rotacion karrigesh, por t’i japim fund tranzicionit dhe Edi Rama është karakteri 30 vjeçar i tranzicionit i cili përmblodhi gjatë këtyre 7 viteve të qeverisjes së tij të gjitha veset dhe dështimet e 30 viteve të Shqipërisë për të ndërtuar një ekonomi normale, një shtet normal dhe një politikë me fytyrë njerëzore.

Exit mobile version