Gropat në rrugët e Tiranës ku “thyen qafën” (Foto)

Nga Tanush Çaushi

Kanë kaluar më shumë se 8 – Muaj nga ndërhyrja që Drejtoria e Ujesjellës Kanalizimeve Tiranë ka kryer në rrugën “Sabri Preveza” tek Njësia Administrative nr.14 përballë me postën në Astir Tiranë.

Megjithëse koha ishte me bollek për ta riparuar disa herë, askush nuk e vuri “ujin në zjarr” që rruga të kthehet në gjendjen e mëparshme.

“Po kush mund ta vendosë ujin në zjarr dhe përse?” – mund të pyesë dikush, “Bashkia Tiranë dhe ndërmarrjet respektive – është përgjigjja.”

Gjendja e mëparshme është me asfalt dhe pa gropa të frikshme ku makina “thyen qafën”. Ndërsa Bashkia Tiranë duket se është spektatore e pavëmendshme e ndërhyrjeve që bëhen në infrastrukturën që ajo menaxhon.

Kështu historia, ndërto ditën dhe shkatërro natën vazhdon. Në infrastrukturën e Bashkisë Tiranë ndërmarjet publike dhe private kryejnë punimet e veta dhe rrugët i lënë gropa-gropa. Pasoja jane gomat e çara dhe amortizimi i makinave të taksapaguesve në Tiranë.
Bashkia Tiranë nuk është askund në këtë proces dhe duket sikur Drejtorinë për Mirëmbajtjen e Rrugëve e ka vetëm për të marrë rrogën dhe për të matur rrugët e Tiranës.

Ndërkohë, ne qyetarët paguajmë taksa të ndryshme përfshirë edhe mirëmbajtjen e rrugëve, por siç ndodh rëndom me këtë qeverisje ato kthehen në ofiqe dhe punësim të militantëve me shumicë që veçse marrin rrogën.

Po çfare thotë ligji në rastin e ndërhyrjeve që bëhen në infrastrukturën publike?

Ligji thote se autorizimi / leja për kryerjen e punimeve në infrastrukturë merret në baze të një projekti teknik, raporti teknik, preventivi dhe me kushtin e rikthimit të objektit të punës në gjendjen e mëparshme. Pra gropat duhet të kthehen në asfalt.

Edhe nëse pranojmë se Leja është marrë konform ligjit, zbatimi i saj është në shkelje të plotë të po këtij ligji. Pra, rruga nuk është kthyer në gjendjen e mëparshme.

Jemi në një situatë ku qeverisja ( në këtë rast Bashkia Tiranë ) jo vetëm nuk funksionon, por dëmton interesat e qytetarëve.

Kostot e drejtuesve të automjeteve janë shumë të larta.

Pra, krahas problematikave të shumta të kësaj keq-qeverisjeje model në sojin e vetë gropat që hapen dhe nuk mbyllen në rrugët e Tiranës bëjnë që qytetarët të “thyejnë qafën” nga kjo keq-qeverisje.

1 48

2 44