“Tradhëtia ka emër”, Nishani shpërthen ndaj Ramës: Skandal më të madh e më të zi, nuk mund të ketë!

Ish-Presidenti Bujar Nishani tha sot se, shtrirja me 12 milje detare e Greqisë demton rëndë interesat e Shqipërisë.

Aj i kërkoi Kryeministrit Rama të bëhej avokat i interesave shqiptare dhe jo atyre greke.

Në një postim në faqen e tij në rrjetin social, ish-Presidenti shkruan se, “skandal më të madh e më të zi, nuk mund të ketë!”.

Postimi i plotë

Kryeministri i Shqipërisë merr përsipër t’i tregojë shqiptarëve se zgjerimi i territorit detar të Greqisë në 12 milje është një e drejtë e Greqisë dhe se Shqipëria nuk ka pse ankohet !!!!!

Skandal më të madh e më të zi, nuk mund të ketë!

Se cili është interesi dhe e drejta e Greqisë është detyra e Kryeministrit të Greqisë ta tregojë e ta mbrojë!

Kryeministri i Shqipërisë ka detyrën dhe përgjegjësinë të mbrojë dhe të tregojë interesin e Shqipërisë.

Kryeministri i Shqipërisë jo vetëm refuzon të tregojë dhe mbrojë interesin e Shqipërisë, por më zi akoma, bëhet avokat i interesit të tjetrit , interes që dëmton rëndë interesin e Shqipërisë!

Tradhëtia ka Emër!