Nuk e ka fajin BE por e ka korrupsioni!

Nga Sali BERISHA

Miq, sot në të gjithë hapsirën e Bashkimit Europian filloi vaksinimi kundër Covid – 19.

Për të larë duart pas krimit të lënies pa vaksinë dhe në meshirë të virusit qytetarët shqiptarë njëlloj si në Afrikën Qëndrore, kryepidemiologu tutkun apo Sulltan Salep Surreli fajësoi menjëherë për këtë çeshtje të një rëndesie themelore për jetën e njerëzve Bashkimin Europian për vaksinimin e qytetarëve të vendeve anëtare dhe jo edhe të shqiptarëve, duke krijuar me djallëzi përshtypjen se ata vende kanë marrë të gjithë vaksinën për vete dhe nuk kanë lënë gjë për ne.

Ky është një mashtrim i paskrupullt.

Serbia ka disa ditë që po bën vaksinimin me të njëjtën vaksinë që po perdoret sot në të gjitha vendet e Bashkimit Europian. Por nuk është vetëm Serbia por edhe një seri vendesh të tjera që nisen vaksinimin po me këtë vaksinë para vendeve të BE.

Kjo për fatin e thjeshtë se ato paguan në kohë tek kompania Biontech-Pfizer paratë për vaksinat që porositën për vendet e tyre.

Ato vende nuk dërguan Kryeministra apo mininistra me aeroplan në dispozicion në New York, turist për shopping për të blerë vaksinën, por dërguan ne fillim të nëntorit çekun me dollarë tek kompania prodhuese për sasinë e vaksinës që donin të bilinin.

Partia Demokratike, grupi i eksperteve të saj për menaxhimin e pandemisë së Covid -19 pranë kryetarit të Partisë z.Basha, e kanë ngritur muaj më parë dhe në mënyrë të përsëritur çeshtjen e sigurimit në kohë të vaksinës për qytetarët.

Ata kanë kërkuar nga qeveria që të bënte pagesë-kapar jo tek ndërmjetës por direkt tek kompania prodhuese. Por kjo nuk ndodhi për shkak të korrupsionit pasi nga blerjet direkte tek kompania prodhuese nuk bën dot pazare dhe nuk do mbetej gjë për xhepat e narkozyrtareve që përdoren pandeminë si perde të trashë për të vjedhur prapa saj.

Kështu, sekser kompania që pagoi Edvin Hajduti pasi mori paratë përflitet për falimentim. Kurse Edvin Hajduti që udhëtoi me avion në dispozicion për New York gjasme për vaksinën, zgjodhi kohën e uljeve të krishtlindjeve, mbushi baulet me mallra dhe u kthye pas disa ditësh në Shqipëri me një sukses të madh në shopping dhe mundet me ndonjë termos me vaksina për rrethin e tij por asnjë për vijën e parë të frontit, bluzat e bardha apo të tjerë më në nevojë.

Prandaj të dashur miq, fajin pse sot shqiptarët janë në mëshirë të virusit dhe nuk ka vaksinë për ta nuk e ka BE as dhe kompania prodhuese Biontech-Pfizer por e ka korrupsioni dhe grykësia për të vjedhur në çdo gjë e Edvin Hajdutit dhe hajnave të tjerë rreth tij.