“Drejtori e paralajmëroi për pushim nga puna”, flet mjeku Allkja: Ne duam të shpëtojmë sa më shumë jetë, ata merren me…

Në një intervistë për “Faxnews”, Ilir Allkja mjek i urgjencës para spitalore foli për thirrjen e përsëritur nga drejtori i QSUT, i cili i komunikoi se do të largohej nga vendi i punës nëse do të vazhdonte kritikat ndaj qeverisë nëpër mediumet televizive shqiptare. Mjeku Allkja theksoi se pas orarit të punës është e drejta e tij të merret me politikë apo me diçka tjetër, por mendjet komuniste që drejtojnë vendin e quajnë mëkat fjalën e lirë, shprehet ai.

Ndër të tjera Ilir Allkja shton se në një periudhë pandemie drejtori i QSUT-së përtej rolit drejtuese, duhet të ketë një rol Lidershipi që të marri më tepër përgjegjësi pasi misioni i të gjithëve është që të shpëtojnë jetë sa më shumë prej Covid-19 e jo të merren me fjalën e lirë apo të merren me linçimin e mjekëve kritikë.

“Ishte një kërkesë që të shkoja për rishikimin e marrëdhënies së punës, në një farë mënyre unë bëhem gati për pushimin nga puna që sa herë më thërrasin. Përderisa jetojmë në mesin e epidemisë të madhe të pandemisë, është rrezikun i humbjes së jetës që ne mendojmë në radhë të parë, punojmë në një ambient me pacientë të ekspozuar përballë Covid-19. Arsyeja ishte e njëjtë, u kërkuan shpjegime për daljet e mia në media, të tregoj pse kam folur për numrin e testimeve për mungesat, ato që lidhen me punën e përditshme.

Është e drejta ime që jashtë orarit të punës të merrem me politik, art apo turizëm me gazetari etj që unë dua të bëj dhe ka mundësi. Por mendjet komuniste që na drejtojnë e quajnë mëkat këtë gjë që përtej orarit të punës të jesh një njeri i lirë dhe të merresh me ato gjëra që dëshiron.

Në një kohë normale që nga drejtori i QSUT-së do që quheshin drejtues, por në një kohë pandemie të gjithë jemi të rrezikuar dhe misioni jonë, misioni i QSUT-së është të shpëtojmë sa më shumë jetë. Misioni i këtyre drejtuesve nuk është më drejtimi i institucioinit, por të marri rolin e lidershipit dmth të bëjnë shumë më tepër nga sa ju takon si drejtues të thjeshtë.

Çfarë duhet të bënin? Duhet të bëjnë gjithçka që s’kanë bërë, Qendra Spitalore Universitare ende nuk ka nxjerrë online një protokoll për trajtimin e Covid-19, për trajtimin e simptomave të lehta, të mesme dhe simptomave të rënda, i cili duhet tu ishte shpërndarë të gjithë mjekëve, sipas hierarkisë. QSUT duhet të kishte marrë përsipër trajnimin e mjekëve dhe infermierëve por nuk e ka marrë një hap të tillë. Ne po haemi dhëmb për dhëmb me epideminë më të madhe të shekullit të 21, kjo ndodh në një spital universitar është skandaloze këto merren me lirinë e fjalës, merren me linçimin e mjekëve kritikë, më thoni ç’janë këta drejtuese jo se jo, por janë shumë larg të Lidershipit”, u shpreh Ilir Allkja.

joti