“Ma va fan cula Ramsi”! Në të sëmës 2020 dhe “Rilindja”, Ndoka i dërgon “selam” Ramës

Kryetari i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka ka reaguar nëpërmjet një postimi në rrjete sociale, i cili ka bërë një urim për të gjithë shqiptarët, ndërsa thekson se Viti i Ri 2021 do të jetë më i mirë se viti 2020. Ndoka bën në konstatim për gjatë viti 2020 duke akuzuar qeverinë e kryeministrit Edi Rama se kanë instaluar një regjim vetëm me korrupsion, arrogancë, paaftësi dhe nepotizëm. Ndër të tjera në reagimi e tij Ndoka shprehet se Rama ka qeverisur me shokë, shoqe, ndërsa thekson se deputetë dhe kryetarë bashkie ka bërë trafikantë droge, apo përdhunues në grup.

Postimi i plotë

“Nuk keni parë gjë akoma”, Ramsi!

Konstatim:

– Qeveri me shokë e shoqe dhe me burrat e shoqeve.

– Korrupsion, arrogancë, paaftësi, nepotizëm.

– Koncensione, PPP, grabitje të pronës publike.

– Shembja e Teatrit Kombëtar, krim shtetëror dhe kombëtar.

– Borxhi publik deri në kufijtë e falimentimit të shtetit.

– Sistem shëndetësor, në kolaps të thellë, Vilma përfituesja e vetme.

– Sistemi i Arsimit problematik, studentë në grevë herë pas here.

– Insfrastruktura, një dështim i dhimbshëm e me pasoja.

– Rendi e siguria nën pushtetin e bandave.

– Bujqësia në mjerim të thellë, pa treg, pa vaditje, pa financim, pa strategji.

– Sistem drejtësie të shkërmoqur, qëllimisht. Vendi, tre vite pa Gjykatë Kushtetuese dhe Gjykatë të Lartë.

– Krim, drogë, kanabizim të vendit, deri në rrezik kombëtar.

– Zgjedhje lokale moniste, antikushtetuese, organizuar në formën e “grushtit të shtetit” institucional.

– Vjedhje dhe blerje të votave, Kryeministri, Ministra, Deputet, Kryetar Bashkie, Drejtues të Policisë së Shtetit, të kapur me prova e fakte, në krim zgjedhor, në bashkëpunim me grupet kriminale.

– Tërmet, abuzim dhe demagogji me fatkeqësinë deri në ekstrem.

– Pandemi, COVID-19, vdekje, trauma të shëndetit mendor, mbyllje totale, krizë e thellë ekonomike, politike dhe morale.

– Deputet dhe Kryetar Bashkie, të lidhur me krimin, trafikantë droge, përdhunues në grup.

– Ministra të lidhur me botën e krimit, ministra të padekretuar nga Presidenti.

– Shtatë vite duke “hap” negociatat me Bashkimin Europian, tallje deri në cinizëm.

– Drejtimi i OSBE-së, një dështim dhe krizë institucionale.

– Shitja, falja e detit Greqisë, tradhti kombëtare.

– Protagonizëm folklorik, në bashkëpunim me Vuçiç, interferim për falje të territoreve shqiptare Serbisë.

– Armik me Lidershipin Kosovar (Osmani, Haradinaj, Kurti, Mustafa e Surroi), deri në padi gjyqësore për llogje kazani.

– Vasal i bindur i Erdoganit dhe Vuçiçit, deri në poshtërim.

– Tepsi, kazan, timon, ERTV.

– Reformë Zgjedhore në mënyrë të njëanshme, pa konsensusin e Opozitës, rast unikal në 30-vite pluralizëm.

Mbyllje:

Në të sëmës 2020 e Rilindja.

Ma va fan cula Ramsi!

Urim:

Më mirë 2021, shpresë, besim dhe begati për të gjithë shqiptarët kudo janë!