Deklarata e fortë e ish-ministrit: Për të mbajtur karrigen e tij Rama shet edhe…

Ish-ministri i Jashtëm, Kastriot Islami duke folur në SYRI TV në lidhje me dekretin e presidentit grek, që zgjeron Greqinë me 12 milje detare në Shqipëri, shprehet se Rama për karrigen e tij është gati të shesë edhe vendin.

Intervista e plotë e ish-ministrit të Jashtëm, Kastriot Islami

SYRI TV: Greqia ka miratuar dekretin për zgjerimin me 12 milje në detin Jon. Si e shihni këtë vendim të autoriteteve të larta greke; a cenohen interesat e Shqipërisë nga ky dekret.

Kastriot Islami: Ju kërkoj ndjese qe para se ti përgjigjem drejteperdrejte pyetjeve tuaja për këtë çështje kaq te ndjeshme te vendos theksin ne tri momente qe përcaktojnë sjelljen tinëzare, perverse e antikombëtare te Rames… Përveç çështjes se kufirit detar me Greqinë për te cilin Rama po përcaktohet si trafikant i detit, ai do te mbahet mend ne historinë e te gjithë shqiptareve si trafikant i pavarësisë se Kosovës me sulmet ndaj lidershipit te Kosovës deri ne akuza te turpshme por edhe si destabilizues i Ballkanit kur ne bashkëpunim me Vuçiç duke i futur thikën pas shpine Merkelit hodhi tezen antieuropiane për ndryshimin e kufijve ne Ballkan. Unë e konsideroj normale futjen e Rames ne këtë spirale te vdekjes se tij politike sepse pasi dështoi ne çdo aspekt te politikes se brendshme mori rrugën e bilmezit drejt strofkës se fundit te nacionalizmit e te tradhtisë kombëtare…Te kthehem te pyetja juaj! Lidhur me këtë pyetje, paraprakisht mund t’ju them se formimi dhe detyrat qe kam mbajtur nuk me lejojnë te spekuloj për një çështje kaq delikate dhe për te cilën nuk e kam te gjithë informacionin zyrtar për te dhënë një përgjigje te sakte, te plote e shteruese. Nga media dhe nga gjithçka ka deklaruar Rama e disa eksperte shqiptarë me rezulton se ky është një veprim i Rames ne dem te interesave te Shqipërisë… Loja e tij e fjalëve dhe mungesa e transparencës sa here kapet mat, këtë radhe veçse ka rritur perceptimin negativ te qytetaret si nje veprim i Rames qe cenon integritetin e vendit. Kam lexuar një status ne fb qe e nxjerr Ramen mashtrues mediokër e dredharak naiv, një status ku nder te tjera autori shkruante: Ju zoti Rama insistoni se s’jeni tradhtar me argumentin se ne shekullin XXI s’mund te jem trafikant i detit, por viti 2013 kur e dërgove marrëveshjen e 2009 ne GJK dhe kur akuzoje nënshkruesit e saj si tradhtar a nuk ishte valle shekulli XXI
SYRI TV: Qeveria e Shqipërisë, pas një heshtje 2 ditore, reagoi përmes Kryeministrit Rama i cili tha se Greqia është ne te drejtën e vet dhe po bën atë që Shqipëria beri para 30 vjetëve. Si e gjykoni ju qëndrimin e Rames ndaj kësaj çështje dhe a mendoni se qëndrimet greke nga njëra ane dhe heshtja e Shqipërisë ne anën tjetër do kenë ndikim ne vendimin qe Gjykata Nderk. do japë për këtë çështje.
Islami: Rama s’thotë si zakonisht te vërtetën dhe si gjithnjë mashtron… Rama duhet te përgjigjet për shume çështje. Por ai tinëzisht dhe lojëra fjalësh dhe ne mungese totale transparence veçse rrit me shume dyshimet. Rama duhet te japë përgjigje te sakte e te plote perse para 8 vitesh e dërgoi marrëveshjen detare te qeverise se mëparshme ne GJK, ne te cilën nuk behej fjale për zgjerim me 12 milje, ndërkohe qe sot mbron idenë e zgjerimit me 12 milje…Gjithçka thotë apo bën Rama, pra edhe heshtja e tij si dhe miratimi i deklaratës se palës greke me vone, sipas eksperteve duket se do te kenë ndikim ne vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare… Por situata është edhe me e rende se kaq… Rama ne telefonatat e tij apo ne takimet te fshehta me palën greke duket se ka rene dakord paraprakisht për qëndrimin e palës greke… sepse do te ishte e pamundur qe pala greke pa një bisede paraprake te bënte nje deklarate te tille dhe po ashtu do te ishte e çuditshme qe Rama te heshte apo te deklaronte atë qe deklaroi…Ne rrjetet sociale ekziston një perle e një juristi te shquar: Rama shkatërroi marrëveshjen e 2009 qe i akordonte Greqisë 6 milje sepse duke mos qene i kenaqur me 6 milje kishte planifikuar ti jepte 12 milje, ne shkëmbim te ruajtjes se karriges se tij…
SYRI TV: Sa transparente kane qene negociatat mes dy palëve për këtë marrëveshje? Zgjerimi me 12 milje i ujerave greke do çoje ne një marrëveshje me te mire se ajo e vitit 2009 apo është e kundërta.
Islami: Kjo çështje nuk është trajtuar as me transparencën por as me përgjegjësinë dhe seriozitetin qe do te kërkonte një akt kaq madhor dhe i rëndësishëm sa c’eshte marrëveshja për kufirin detar… Mund te them pa asnjë mëdyshje se pas 2013, qeveria Rama i ka kryer te gjithë veprimet ne terr te plote informacioni sepse askush, as presidenti, as opozita, por unë mendoj as edhe vete parlamenti e PS nuk kane asnjë informacion se cfare është negociuar për kufirin detar mes dy palëve… Por edhe me një diletantizëm e mediokritet ekstrem…Duke u kujdesur vetëm për karrigen e tij… Ne dijeni time por edhe cfare lexoj nga media dhe ekspertet vendas duket se Rama ka arritur një marrëveshje te fshehte me palën greke sepse përndryshe nuk arrij te kuptoj budallallëqet qe artikulon kur thotë se do te dërgoje se për cfare marrëveshje ne Gjykatën Ndërkombëtare. Por ti shtojmë kësaj marrëzie edhe pranimin publik nga Rama te zgjerimit me 12 milje, duke ju referuar përsëri eksperteve qe janë deklaruar ne media, sepse nuk dua te bej ekspertin për një ceshtje kaq delikate e madhore, mund te them se: kjo qe po gatuan Rama e cila ka nisur me dërgimin e marrëveshjes se mëparshme ne GJK është shume larg marrëveshjes se 2009… thënë me shqip.. Shqipëria zor se do te mund te arrije me këto veprime te Rames një marrëveshje qofte edhe ne Gjykatën Ndërkombëtare me te mire se ajo e 2009…Kjo është ligësi e poshtërsi e Rames, ne cenim te integritetit te vendit dhe thjesht e vetëm për interesin e karriges se tij private…
SYRI TV: A cenohet zona ekskluzive ekonomike nga ky zgjerim?
Islami: Sigurisht…por edhe ne këtë rast nuk do te bej ekspertin por nga leximi me shume vëmendje i shume qëndrimeve dhe vlerësimeve te disa eksperteve te afte shqiptare me rezulton se kjo çorbe e prishur e Rames do te ketë ndikim jo te vogël edhe ne zvogëlimin e zone ekonomike ekskluzive me pasoja për zhvillimin ekonomik te vendit ne te tashmen dhe ne ardhmen sepse mendohet qe janë ne loje shume pasuri qe vlerësohen me miliarda euro por mbi te gjitha behet fjale për integritetin e vendit qe asnjë individ qofte edhe kryeministër nuk ka asnjë tagër për ta cenuar… gjë qe duket është cenuar rende nga Rama i cili do te mbahet mend ne historinë e vendit si pazarxhi i integritetit te vendit…
SYRI TV: Cilat janë konsekuencat ndërkombëtare nga miratimi I këtij dekreti. Turqia ka reaguar me shqetësim duke thënë se marrëveshja shqiptaro-greke mund te përdoret si precedent edhe për ujerat e Egjeut.
Islami: përsëri duke ju referuar medias vendase e ndërkombëtare veçanërisht rezulton se ky vendim i fshehte i ‘edepzesit’ Rama me paken greke ka krijuar shqetësime edhe ne vende te tjera, veçanërisht për Turqinë e cila ka reaguar ne mënyre tepër agresive… Pala turke duhet te kuptoje se ky nuk është thjesht një veprim grek por është një veprim i përbashkët vetëm i Rames me palën greke, vetëm për interesat e pushtetit personal te këtij te fundit…Sepse Rama për karrigen e tij jo vetëm trafikon integritetin e vendit por edhe shet edhe ate qe e ka konsideruar deri me sot ne pushtet si vëllain e tij apo dikur ne opozite si mysafirin turk…