Tronditet Shkodra, hidhet në erë me tritol një makinë

Një shpërthim tritoli ka ndodhur në qytetin e Shkodrës. Sipas burimeve, një automjet u shkatërrua si pasojë e shpërthimit të një sasie tritoli. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e sotme në lagjen Rus në Shkodër. Lënda plasëse ishte e vendosur në një automjet të parkuar pranë shtëpisë.

Mësohet se, lënda plasëse është vendosur në makinën e shtetasit Nazmi Bandulla.

“Më datë 26.12.2020, rreth orës 20:25, në lagjen “Partizani”, Shkodër, mjeti i cili ishte i parkuar në oborrin e shtëpisë së shtetasit N. B, ne rrethana të paqarta dyshohet se ka shpërthyer si pasojë e lëndës eksplozive, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor dhe në drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër po punohet për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje”, tha policia.

makina tritol