Bie fuqia blerëse, tregtarët: Lekë s’ka, punë s’ka, çmimet janë më të lira se çdo vit tjetër

Tezgat plot, tregjet bosh, kjo është pamja që ofron në këtë prag të Vitit të Ri Shkodra. Tregtarët thonë se shkak për këtë është bërë mungesa e fuqisë blerëse nga ana e qytetarëve, dhe thonë se tashmë u duhet të shtojnë para nga kursimet e tyre për të paguar taksat.

Tregtarët thonë se nuk ka një rritje të çmimeve, ndryshe nga vitet e tjera, por shtojnë se një problem për ta mbeten edhe shitësit ambulantë, që nuk paguajnë asnjë detyrim ndaj shtetit.

Sipas tyre një tjetër faktor që ndikon në mungesën e blerësve është edhje papunësia, për shkak të pandemisë që ka gjunjëzuar ekonominë më shumë se kurdoherë tjetër në këtë vit që po lëmë pas.

“Jo asnjëherë jo nuk ka ndodhur që të jenë çmimet kaq të ulëta, nuk kanë lekë njerëzit, a i sheh dalin ata të tjerët në rrugë, dhe ne rrimë kot këtu”, shprehet një prej tregtarëve.

shkodra