Basha: 7.2 miliardë euro të shpërdoruara në 7 vite nga Qeveria! Çfarë mund të ishte bërë me gjysmën e këtyre parave?

Kryetari i PD, Lulzim Basha, pasi ka dëgjuar me vëmendje sot problemet e shtruara nga një grup studentësh të Fakultetit të Drejtësisë në Tiranë për krizën ekonomike që po kalon vendi, për deziluzionet e tyre, pamundësinë për të punuar në fushën e tyre, korrupsionin në çdo fushë duke fillluar “që nga kopshti me edukatoret që duheshin paguar nën dorë”, vuri theksin dhe ngriti zërin sot sot në një pikë.

Sipas Bashës, drejtësia duhet të jetë armë kundër korrupsionit dhe kjo realizohet vetëm duke ia hequr drejtësinë nga duart partisë në pushtet.

Basha tha se, ivestimi i parë që reforma në drejtësi të ketë sukses është ndërrimi i pushtetit sepse ajo në vetvete do të plotësojë një nga kushtet bazë që ju e mësoni që në orët e para të së drejtës kushtetuese, që është ndarja dhe balancimi i pushteteve.

“Askush nuk do të mund ta akuzojë qeverinë e ardhshme se e ka marrë peng drejtësinë, por ne do ta shtyjmë, do ta stimulojmë që të bëjë detyrat e saj, duke nisur me luftën kundër korrupsionit, duke bërë shembuj konkretë që ta zmbrapsim këtë bilanc të tmerrshëm: 7.2 miliard euro në 7 vite.

Faturë e papërballueshme edhe nga vende me ekonomi 10 herë më të mëdha se tonat. Dhe kjo është arsyeja pse nga brezi i juristëve që po trajnohen sot patjetër t’i nxisim, t’i inkurajojmë që të jenë pjesë e kësaj lufte kundër korrupsionit, qoftë në sektorin publik ku të jeni të sigurt që meritokracia do të jetë kriteri bazë i punësimit, qoftë në sektorin privat ku po kështu pasja e juristëve, avokatëve, përfaqësuesve ligjorë është jo vetëm garanci për të drejtat e subjektit, të drejtat e njeriut , të drejtat e qytetarit por edhe një garanci për një proces të drejtë ligjor dhe për mbrojtjen në tërësi të ligjit, kushtetutës, pasurive, pronave, të lirive themelore të qytetarëve”, – tha Basha.

Basha u tregoi studentëve të drejtësisë edhe planin për arsimin ku garantoi se nesër me PD në qeverisje “nuk do ketë asnjë bijë dhe asnjë bir shqiptari që do mbetet pa universitet për shkak të pamundësisë ekonomike të familjes, sepse nga njëra anë të gjithë të rinjtë që vijnë nga familje më të ardhura me më pak se 640 mijë lekë të vjetra në muaj do të përfitojnë 100% subvencionim të tarifës bachelor dhe master.

Nga ana tjetër shpenzimet shtesë ku një pjesë gjithmonë e me e madhe e familjeve shqiptare nuk i përballojnë dot për fëmijët e tyre, siç mund të jetë qeraja e banesës apo e konviktit, shpenzimet e përditshme që ka studenti, shpenzimet e tjera, librat, transporti etj etj, do mbulohet përmes bursave për këto familje që nuk kanë mundësi t’i mbështesin financiarisht fëmijët e tyre”, tha Basha.