Studentët e Drejtësisë bashkëbisedim me Bashën: E pamundur të ndjekim studimet pa punuar, minimalisht na kushton 2-3 mijë euro

Kryetari i PD, Lulzim Basha po zhvillon një bashkëbisedim me një grup studentësh të Fakultetit të Drejtësisë, të cilët ndanë pikëpamjet e tyre për çështjet më të rëndësishme të drejtësisë në Shqipëri, si dhe problematikat e arsimit në përgjithësi.

Studentët i thanë kreut të opozitës se mundi i tyre, shpenzimet e familjes për vitet e shkollës po shkojnë dëm, pasi në përfundimin e studimeve universitare, kanë pamundësi për të hyrë në tregun e punës.

“Unë për vete punoj në një call center dhe shumë shpejt do të diplomohem në Fakultetin e Drejtësisë. Teknikisht unë nuk do të mundem as të nxjerr të ardhurat, që unë kam investuar për të kryer këtë universitet. Mua minimalisht më kushton 2-3 mijë euro. Momentalisht unë po punoj full time, dhe arsyeja se pse unë po punoj me orar të plotë, është vetëm që unë të arrij të kursej të ardhura të mjaftueshme që në të ardhmen të mund të bëj masterin. Në rast se në një leksion supozohet të marrin pjesë 200 studentë, marrin a nuk marrin pjesë 30.

90 përqind prej tyre punojnë. Punojnë full time njësoj si unë. Shumicën i kam kolegë nëpër call center. Unë nuk do kem kolegë juristë, unë do të kem kolegë të call center, kamarierë. Sa bukur! Unë jap gjithë këtë investim, familja ime investon gjithë këtë kohë e mund për mua dhe unë dal një kamariere, banakiere në fund të ditës. Unë do të isha e gatshme për çfarëdolloj gjëje që të largohesha nga Shqipëria sot”, tregoi Edona, studente e Fakultetit të Drejtësisë.

1 41

auto Screenshot 121608981586

Basha 5