9 të vdekur nga Covid-19 dhe 553 raste të reja në 24 orë

Situata e koronavirusit në Shqipëri vazhdon të jetë e rënduar. Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se në 24 orët e fundit janë shënuar 9 viktima nga Covid 19.

Ndërkaq sot janë 553 raste të reja me koronavirus në të gjithë Shqipërinë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 2184 testime në të gjithë vendin.

Deklarata e plotë e Ministrisë së Shëndetësisë

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 2184 testime, 514 të shëruar, 553 raste të reja dhe 9 humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën apel qytetarëve të kufizojnë kontaktet dhe të festojnë me familjen e vogël, për të kufizuar përhapjen e COVID-19. Sjellja e përgjegjshme e gjithësecilit është përcaktuese për kufizimin e përhapjes së Covid19.

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit paraqitet si vijon:

Janë kryer 2184 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 553 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

230 raste në Tiranë, 46 në Fier, 33 në Shkodër, 32 në Vlorë, 23 ë Durrës, 16 në Elbasan, 15 në Lezhë, 14 në Korçë, 13 në Lushnje, 12 në Sarandë, 10 në Gjirokastër, 9 në Berat, 8 në Kamëz, nga 7 raste në Pogradec, Dibër, 6 në Krujë, nga 5 raste në Librazhd, Mat, Skrapar, nga 4 raste në Devoll, Ura Vajgurore, Kuçovë, nga 3 raste në Kukës, Has, Përmet, Bulqizë, Memaliaj, Klos, Gramsh, nga 2 raste në Kurbin, Kavajë, Pukë, Delvinë, Tepelenë, Fushë Arrëz, Peqin, nga 1 rast në Rrogozhinë, Tropojë, Vau i Dejës, Belsh, Roskovec, Shijak, Vorë, Patos, Cerrik, Këlcyrë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 514 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 30,790 që nga fillimi i epidemisë.

Numri i të shtruarve në spitale vijon të jetë i qëndrueshëm. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 309 pacientë, 22 në terapi intensive nga të cilët 9 pacientë janë të intubuar.

Megjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk kanë arritur të fitojnë betejën me sëmundjen 9 qytetar me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: 2 qytetar nga Tirana, 2 qytetar nga Berati, 1 qytetar nga Mallakastra, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Skrapari, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetare nga Peqini, të moshave 52-81 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes, për t’u referuar për testim, ndjekje të vazhdueshme dhe për rimbursimin e barnave të trajtimit ambulator në banesë. Nëse nuk e dini cili është mjeku juaj i familjes, telefononi linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për ta mësuar dhe për t’u vendosur në kontakt me mjekun tuaj të familjes.

Gjithashtu është në dispozion 24 orë në 7 ditë të javës numri unik 127 i Urgjencës Kombëtare, ku mund të telefononi kur dyshoni se keni shenja të sëmundjes dhe duhet të kryeni testimin për COVID19 apo nëse keni nevojë për trajtim të specializuar spitalor në spitalet COVID.

COVID-19 – Statistika (25 Dhjetor 2020)

Raste të reja ditore 553

Të shëruar në 24 orë 514

Të shtruar në spitale 309

Humbje jete në 24 orë 9

Testime ditore 2184

Testime totale 249,635

Raste pozitive 55,380

Raste të shëruara 30,790

Raste Aktive 23,456

Humbje jete 1134

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 13156

Fier 1611

Shkodër 1329

Durrës 1264

Vlorë 1055

Korçë 978

Elbasan 917

Berat 871

Lezhë 883

Gjirokastër 525

Kukës 487

Dibër 380