Kush është gjyqtarja që la në burg protestuesit pa asnjë provë

Drejtësia e rilindur shënon një tjetër rekord të zi në skandalet e saj. Pasi ka kaluar afati 10 ditor I burgut që gjykatësja dha për disa nga protestuesit në ngjarjet e fundit, ndryshe nga çfarë pritej prokurori nuk ka sjellë prova të reja për mbajtjen në burg të tyre, siç u kërkua nga trupa gjykuese.

Por jo vetëm kaq por në seancën e sotme I njëjti prokuror kërkon burg pa afat për disa nga të dyshuarit me të njëjtat prova dhe të njëjtën akuzë, ku pesë punonjës policie kanë bërë deklarata të ngjashme ku shkruaajnë se kanë identifikuar të dyshuarit nëpër zona të ndryshme të Tiranës.

Denoncimin e ka bërë avokati Altin Goxhaj që ka bërë publik edhe kërkesën absurde të prokurorisë, kur po vetë kjo prokurori thotë se i duhen 6 muaj për zbardhjen e pamjeve filmike

‘Burg për protestuesit.

Kaloi afati 10 ditor i burgut që gjyqtarja Adriana Bera i dha të dyshuarve pas kërkesës së prokurorit Petrit Hysi, për të mbledhur prova të tjera.

Sot pas 10 ditësh prokurori kërkon në seancë burg pa afat për disa nga të dyshuarit dhe detyrim paraqitje për disa të tjerë me të njëjtat prova dhe të njëjtën akuzë. Prokurori nuk kishte sjellë asnjë provë të re, përveçse deklaratës së 5 punonjësve të policisë siç ishte dhe në seancën e parë e vetmja provë. Prokurori pretendoi që për zbardhjen e pamjeve filmike duhen mbi 6 muaj.

Po të shohësh deklaratat e policëve janë të 5 copy paste, dhe po këta 5 policë kanë identifikuar dhe të dyshuarit e tjerë nëpër zona të ndryshme të Tiranës për të cilët përsëri kanë bërë deklarata copy paste.

Gjyqtarja, e cila vete i kishte dhënë për detyrë prokurorisë të mblidhte prova të tjera pasi deklarata e policisë nuk ishte e mjaftueshme per të dhënë mase sigurie (dhe pse në fakt dha masë arrest me burg me afat 10 dite), sot vendosi që këto deklarata mjaftojnë dhe jo vetëm mjaftojnë por janë të mjaftueshme për të dhënë masën me ekstreme të sigurimit, atë të arrestit me burg pa afat.

Sot unë kuptova që me fjalën e policisë secili nga ne mund të përfundojë në burg.

Sot une kuptova që shteti i së drejtës ka rënë.

Sot u vërtetua që prezumimi i pafajësisë nuk ka më vlerë në Gjykatën Penale.

Mund të them me plotë gojën që për mua ky konsiderohet Gjyq Politik.