Një tjetër rast skandaloz për të kuptuar se si manipulon provat policia për të mbrojtur vrasësit e vërtetë

Albert dhe Seit Manahasa, babë e bir që u vunë në pranga tetë ditë pas vrasjes së Emiljano Ramazanit, ngjarje e ndodhur më 20 korrik, janë lënë të lirë. Vendimi është marrë sot, gjatë senacës gjyqësore të zhvilluar në Gjykatën e Elbasanit, nga gjyqtarja e çështjes Pajtime Fetahu. Në mungesë të provave që implikonin Albert dhe Seit Manahasën në këtë vrasje, pavarësisht armës së gjetur në një sarbator makine brenda në servisin e tyre, dyshja kanë fituar lirinë.

Gjykata ka arritur në përfundimin të dyshja Manahasa nuk kanë lidhje me ekzekutimin e Ilir dhe se arma, e llojit pistoletë tip TT është vendosur aty ku u gjet nga persona që kanë bashkëpunuar me autorin e krimit, për të orientuar policinë në drejtim te gabuar dhe për të shmangur zbardhjen e autorësisë së vrasjes së Ramazanit.

Pas pesë muajsh arrestim, babë e bir janë vendosur në masën e sigurisë “Detyrim për paraqitje”, deri në përfundim të hetimeve. Burime nga grupi hetimor, bëjnë me dije për Dosja.al se personi që ka telefonuar policinë në mënyrë anonime për të treguar dhe vendndodhjen e pistoletës është një oficer i policisë gjyqësore, mjaft i njohur, por që punon larg Elbasanit. Prova të siguruara nga grupi hetimor kanë treguar se ka qenë pikërisht ky OPGJ që ka kryer telefonatën, e ndërsa arma është vendosur nga një tjetër person, i cili ende nuk është identifikuar. Në kamerat e sigurisë së servisit që është në pronësi të familjes Manahasa është pikasur vetëm një siluetë personi, që nuk dihet ende kush është.

Për vrasjen e Emiljano Ramazanit ndodhen në burg Euglen Halili (bashkëpunëtor i drejtësisë) dhe Xhuljano Hoxha, të cilën pranuan se kishin pasur rolin e vëzhguesit në krim. Pas hekurave ndodhet edhe Erion Alibej, i cili akuzohet se është urdhërues i këtij atentati e ndërsa si ekzekutor është shpallur në kërkim Nuredin Dumani. Ky i fundit mësohet se ka qenë personi që drejtonte mjetin nga ku zbriti ekzekutori Klevis Kapllani dhe vrau Ramazanin, babanë e katër vajzave. Kapllani është gjithashtu i vdekr pasi Dumani është siguruar që të mos lërë dëshmitarë të gjallë, ndërsa vetë ka marrë arratinë.