Helidon Bushati, politikani i shpresës për qarkun e Shkodrës!

Nga Qamil Gjyrezi

Zoti Lulzim Basha kryetari i P.D.-së ka emëruar tre drejtuesit e qarqeve të Shkodrës, Fierit dhe Vlorës. Zoti Basha ka përzgjedhur drejtues në qarqe politikanë, “modele” të cilët do të kthejnë shpresën tek qytetarët e zhgënjyer dhe mashtruar nga Edi Rama dhe Rilindja narkotrafikante. Ekseperienca politike, integriteti profesional dhe moral dhe “modele” do të cilët kthjejnë shpresën për të ardhmen e Shqipërisë, kanë qenë kriteret të cilat ka përzgjedhur Zoti Basha tek drejtuesit e qarqeve.

Z. Bujar Leskaj, Helidon Bushati dhe Enkelejd Alibeaj përfaqësojnë modelin politik liberal-demokrat të së ardhmes të cilët japin shpresë dhe besim, se Shqipëria do të bëhet dhe qarqet të cilat drejtojnë, të nëpërkëmbur nga qeveria narkotrafikante e kanë të domosdoshme punën, qetësinë, rritjen ekonomike, uljen e papunësisë dhe mbi të gjitha kthimin e shpresës. Rilindja në këta 7 vite, me një politikë dhe qëllime të caktuara i detyroi njerëzit të humbasin shpresën për të ardhmen.

Rilindja në këta 7 vite me politikën e dështuar të PPV-ve dhe tenderave korruptivë ka detyruar shumë banorë të Shkodrës, Malësisë së Madhe, Vau Dejës dhe Pukës të largohen të pa shpresë, për një jetë më të mirë duke lënë vendin e tyre.

Kanabizimi i i qarkut të Shkodrës nga Rilindja dhe Edi Rama, ka pasuruar vetëm disa njerëz pranë pushtetit narkotrafikant dhe ka varfëruar banorët e këtij qarku, sidomos rininë që largohen cdo ditë pa shpresë. Bujqësia është në ditët e saja më të vështira dhe investimet e Rilindjes janë vetëm propagandë në qarkun e Shkodrës.

Qytetarët e qarkut të Shkodrës do të bëjnë dallimin në mes drejtuesit të Edi Ramës, Ilir Beqaj i akuzuar për korrupsion galopant dhe drejtuesit të P.D.-së Helidon Bushati, një figurë e pastër dhe me integritet moral dhe profesional.

Të rinjtë e qarkut të Shkodrës duhet të kenë besim tek figura e Helidon Bushatit dhe nuk duhet të mashtrohen me përfaqësuesin e Rilindjes Ilir Beqaj, që përfaqëson Edi Ramën që i varfëroi të gjithë në këta 7 vite.

Ish-të persekutuarit dhe ish-pronarët duhet të besojnë tek Helidon Bushati mbasi përfaqëson vlerat e vërteta konservatore dhe liberale për të dhënë shpresë për këta shtresa.

Zoti Bushati në promovimin si drejtues i qarkut të Shkodrës në komunikimin me mediat transmetoi mesazhe shprese dhe besimi tek elektorati i qarkut të Shkodrës. Helidon Bushati ka studjuar për shkenca politike dhe edukimi në fushën politike krijon besim për rrugëtimin e ri, ku në qendër janë njerëzit, beson në përballjen me sfidat, shpreson për fitoren e madhe më 25 Prill. Këta janë edhe pikat e forta të Zotit Helidon Bushati.

Po e mbylli shkrimin me një thënie filozofiko-politike për shpresën. Shpresa për të ardhmen ka natyrën filozofike dhe njeriu duhet të jetë i fortë në të menduar dhe të shpresojë realisht. “Një mendje e fortë shpreson dhe ka arësye që shpreson”.
Prandaj duhet të shpresojmë të gjithë për ndryshimin e madh më 25. Prill.2021 dhe kryeministër Zotin Lulzim Basha.