Bonuçi u kërkon falje tifozëve: Ky është Juventusi më i dobët

Mbrojtësi i Juventusit, Leonardo Bonucci, iu kërkoi falje tifozëve për paraqitjen më të keqe të vitit kundër Fiorentinës.

Juventusi e pësoi humbjen e parë në Seria A këtë sezon të martën në shtëpi, pasi u mund bindshëm 3:0 nga Fiorentina.

Pas disfatës më të thellë në Allianz Stadium që prej inaugurimit të këtij stadiumi, Bonucci iu drejtua me një mesazh tifozëve, duke kërkuar falje për performancën e tyre më të keqe.

Qendërmbrojtësi italian u kritika më së shumti dhe u fajësua për të tri golat që i pranoi kampioni në fuqi.

“Juventusi më i dobët i kësaj pjese të parë të sezonit”, shkroi ai në rrjetet sociale.

“Unë iu kërkoj falje tifozëve në emrin tim, para së gjithash”.

“Nuk ka asgjë më shumë për të shtuar”.

Ndërkohë, para ndeshjes më Fiorentinën, Juventusit iu hoqën tri pikë tjera të cilat i kishte fituar në tavolinë kundër Napolit, pasi që kjo e fundit nuk kishte udhëtuar fare për shkak të rasteve më COVID-19 në skuadër, ndërsa pas apelimit të tyre në organet e futbollit të Italisë, kërkesa e Napolit u pranua dhe ndeshja do të zhvillohet në muajin janar.

Juventusi gjendet në vendin e katërt me shtatë pikë më pak se lideri, Milan.