Lubonja: Kosova është më demokratike se Shqipëria

Analisti Fatos Lubonja i ftuar në rubrikën ‘’Opinion’’ në News24 ka folur për zgjedhjet e parakohshme në Kosovë që erdhën prej vendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe krahasimit me Shqipërinë.

Lubonja thotë se ky fakt është një shembull pozitiv për Shqipërinë ndërkohë shton se Kosova edhe në këto momente është shumë më demokratike se sa vendi ynë ku nuk ka ende Gjykatë Kushtetues.

Ai po ashtu thekson se edhe Shqipëria kë qenë më demokratike se sa është, duke marrë për shembull qeverinë e Fatos Nanos dhe mandatin e dytë të Berishës teksa shton se edhe Ilir Meta ka qeverisur shumë më mirë se sa Rama.

Sipas Lubonjës në Shqipëri Ramës i ka mbetur pa kapur vetëm opozitën që ta vendosë atë kë do, ose t’i ndajë opozitat në të mirë e në të keqe.

”Situatë interesante do thoja, fjalë e përgjithshme që përmbledh shumë gjëra, do kisha dashur të kisha më shumë informacion, por edhe teza që janë hedhur nëpër media. Sipas të cilës Gjykata Kushtetuese nuk është se ka bërë detyrën e saj të pavarur, por në një moment të caktuar për interesa të caktuara, me telefon nga Haga thonë disa, për shkak të Haradinajt disa që donte Presidencën, ka marrë këtë vendim që mund të jetë në favor të Vetëvendosjes. Ka mundësi dmth, sepse neve bëjmë dhe krahasimet, dhe themi që Kosova ja ka Gjykatë Kushtetuese të pavarur, të merrte vendime. Do kisha dashur të ishte vendim i një Gjykate Kushtetuese të pavarur, do kisha dashur, por ngrihen këto pikëpyetje.

Një pikëpyetje është që nëse kjo është bërë në favor të palës që e kontrollonte këtë Gjykatë, që mendohej të ishte PDK, bëhet sepse rezultati i zgjedhjeve mund të jetë më i favorshëm për PDK.

Ka shumë pikëpyetje, por gjithsesi, po t’i qëndrojmë krahasimit me Shqipërinë, shohim një balancë forcash të cilat mbajnë shumë më mirë në këmbë një lojë demokratike, se sa këtu që Gjykata Kushtetuese sado e anshme të jetë, edhe në Amerikë thonë që Gjykata Kushtetuese bëhet loja kush ta kapi. Gjëja e parë është një shembull pozitiv për ne për t’u parë, pastaj mbetet për t’u parë, a do vijë Kurti , me kë do bëjë koalicion etj.

E vërtetë, sigurisht rastet janë ndryshe, Kurti sa kam lexuar ka opinione të kundërta. Është dënuar me kusht, është dënuar me një tjetër Kod Penal, që duhet t’i referohemi dhe jo të riut, pra që e lejon, të paktën ata që janë pro-Kurtit. Vjosa Osmani qëndron, duhet të jetë apo jo Presidente. Si mund ta zgjidhë, a do bëjë parti të re, është e vendosur që mos bëjë koalicion me LDK dhe PDK. Mbetet përsëri rezultati si do jetë. Me Kurtin jo pjesë e kandidat përsëri krijohen situata. Dhe këtu duhet të kuptojmë cila është loja, ata që janë brenda mund të kuptojnë më mirë.

Krahasimi që mendoj unë se, nuk mund të ishte në Shqipëri mendoj unë se sipas mendimit tim. Edhe Kurti pati një parlament që u mblodh, debatoi, ishin dy parti, një aleate që u tërhoq. Dmth problemi për mendimin tim shtrohet këtu, padyshim Kosova është shumë më demokratike se sa ne, po edhe ne kemi qenë më demokratikë se çfarë jemi, madje edhe në kohë të Nanos edhe me Berishën 2. A do ecin më para, apo do rrëshkasin me ne.

Ku jemi ne? Shihni atë që doli për nipin e deputetit Rraja, që i doli kryeministri në mbrojtje, kreu i grupit parlamentar të PS, thanë ai horri polici. Tani del kapo i kokainës, qartë shteti i kapur nga narkotrafiku, me në krye kryeministrin që sillet si bandë. Dalin pastaj thonë zgjedhjet e tregojnë, mos protestoni fare. I thoshte Ervin Bushati dje zgjedhje, mos bëjë PD protesta të fshehta, të vijë në zgjedhje. Si mund të bësh zgjedhje pa GJK, prokurori, kur i ke të gjitha me vete. E pashë që PD nuk reagoi, kjo është provë direkte, si provat e Dibrës, po flasim për Policinë, një polic që qëllon të jetë më i ndershëm, ka bërë dy denoncime me e-maile, e dëgjova dje shefit të Policisë Veliu, dhe as është përgjigjur fare ai, çfarë shteti është ky aman, mirë që na lenë të vegjetojmë. Fasada, edhe fasada, edhe Kosova duket se i ka këto rreziqe por është ende në dorë të narkotrafikut këtu.

Nuk kam besim, këtu mos harrojmë se boll të kapin mazhorancën, dhe sikur s’ekziston pjesa tjetër. Gjysma nuk votojnë, njëçik më pak, çereku voton dhe sillesh sikur të jesh mazhorancë absolute. Në këtë kuptim optimizmi është për të ristartuar një lloj pluralizmi. Edhe pse Meta kishte 1 mijë mëkate, ka qeverisur më mirë se Rama. Pesimizmi është që Rama jo vetëm të kapë drejtësinë, plotësisht, siç e ka kapur, edhe institucionet edhe ekonominë, ndoshta do të kemi edhe një opozitë më të dobët ose do vendosë edhe opozitën, do e ndajë kush është e mirë apo e keqe.

Personalisht do thoja shumë e qetë për të qenë e vërtetë. Në kuptimin se kur flas më shumë për PD, sepse më shumë bërtet Presidenti për alarmin e demokracisë. Gjithmonë ngrihet pikëpyetja, çfarë ka ndryshuar nga koha kur thoshte që me Ramën s’bëhet zgjedhje të lira, çfarë ka ndryshuar. Situata është më e kapur se atëhere. Atëhere pse kaq i qetë. Ndoshta besimi në sondazhe. Sondazhet nënkuptojnë zgjedhje të lira, kurse zgjedhjet jo tël iar me Ramën nuk përcillen nga sondazhet. Duket qetësi me alarmin që e vë dhe presidenti. Nuk ka ndonjë përgjigje për këtë. Për shembull mund të bëj edhe një vërejtje tjetër që, njerëzit pyesin si janë këto protestat, a ka dorë opozita apo jo, se po ka dorë opozita s’quhet, është e infektuar. Populli është instrumentalizuar, të dyja palët e kanë përdorur popullin. Opozita duhet të reflektojë për këtë më shumë. Janë aty, i kam dhe unë njerëzit e mi, pse s’quhet, sepse s’ka besim, pikëpyetjet rrotullohen, prandaj duhet fituar besimi.

Po bëj një krahasim me gjithëse nga pikëpamja demokratike, ne s’kemi as anë ekonomike. Po tani problemi i ekonomisë është njëçik i ngatërruar. Për mendimin tim është i ngatërruar. Në kuptimin se padyshim nuk kemi ndërtuar një ekonomi të qëndrueshme. Leku që qarkullon është ai që korrupton dhe prish moralisht ekonominë. Kulla, pastrim parash, trafikantë, në këtë kuptim ky është regjimi që sjell ekonomia ne. Këta thonë kemi agroturizëm etj, për këto ska asnjë studim serioz. Edhe një ekonomist që shkruan, banka dmth që qarkullojnë para të pista, është qartazi këto. Kjo lëviz diçka dhe mund të ketë një marrëveshje të heshtur. Opozita që të mendojë për të ardhmen duhet të ndryshojë këtë sistemi ekonomik.”- tha Lubonja.