Basha me të rinjtë që kanë studiuar jashtë: Ndryshimi është ai që duan të rinjtë, është ai që mezi presin shqiptarët sot

Gjatë një takimi me të rinj, studentë në universitetet më të mira të botës dhe sipërmarrës novatorë, dëgjova me kënaqësi dëshirën e tyre për t’u rikthyer në Shqipëri, për të punuar për vendin e tyre. Çdo vend do ishte krenar për nivele të tilla studentësh e të rinjsh.

Me keqardhje dëgjova dhe prej sipërmarrësve të rinj të arsimuar jashtë, se sa të vështirë e kanë mbijetesën. Edi Rama e ka çuar vendin drejt dështimit të plotë me premtimet e tij të rreme, me politikat klienteliste, me ligje që favorizojnë bizneset pranë tij dhe i marrin frymën biznesit të ndershëm dhe nuk i lënë asnjë hapësirë sipërmarrësve të rinj.

Prandaj, ndryshimi është ai që duan të rinjtë, është ai që mezi presin shqiptarët sot. Ndryshimi për vendin, për ekonominë, për rininë do të vijë me largimin e Edi Ramës dhe një qeveri që ka në plan vizionin dhe vendosmërinë që t’u vijë në ndihmë të rinjve, të hapë vende pune, të rrisë pagat dhe pensionet.

Ne do të luftojmë monopolet që i kanë zënë frymën ekonomisë. Do të mbështesim sipërmarrjen e të rinjve, duke i mbështetur dhe financiarisht, dhe duke krijuar lehtësi fiskale, do të mbështesim biznesin që hap vende pune kryesisht për të rinjtë. Ne do të ulim taksat në mënyrë që investitorët dhe kompanitë, që ofrojnë punësim me paga të larta, të vijnë edhe në Shqipëri.

Do të fokusohemi te zhvillimi ekonomik në mënyrë që aty ku jetojnë të rinjtë, t’u japim mundësi për një jetë më të mirë.
Asgjë nuk ka më të rëndësishme dhe më të frytshme për një qeveri sesa të punojë për një jetë më të mirë për rininë.

Ne nuk do të lejojmë që të rinjtë të privohen nga studimet universitare për shkak të pamundësisë ekonomike.

Do të mbështesim me fonde ekselence studentët që duan të studiojnë jashtë dhe për studentët në Shqipëri do të subvencionojmë 100% të tarifës së shkollimit për studentët nga familje me të ardhura nën 640 mijë lekë në muaj dhe 50% të tarifës për ata me të ardhura mbi 640 mijë lekë në muaj.

Ne do t’ia dedikojmë buxhetin nevojave dhe interesave të qytetarëve, jo projekteve korruptive të oligarkëve. Misioni ynë është ta kthejmë Shqipërinë në një vend normal, me ekonomi që rritet dhe anëtare të denjë të Bashkimit Europian.

Ne, Partia Demokratike, do të sjellim ndryshim, mundësi dhe shpresë për të rinjtë, për çdo shqiptar.

basha 4

2 32

3 21