Agustin Kola i përvishet Erion Braçes: Ky “gjysëm-luan”, e “gjysëm-mi” që…

Politika duhet të qëndrojë gjithmonë larg sportit, megjithatë ky parim duket se nuk zë vend për zv/kryeministrin Erion Braçe.

Për këtë të fundit, ka reaguar sot Agustin Kola, një emër i shquar i futbollit shqiptar.

Ironia e Braçes sot në Lushnje për kalçeton e ndërtuar nga qeveria ka nxitur ish-lojtarin e Kombëtares dhe Tiranës të shkruajë në Facebook-un e tij.

Ai s’i kursen epitetet për zv/kryeministrin, duke e cilësuar si “gjysmë-luan” e “gjysmë-mi”.

“Erioni i vogël, i fushave të mëdha.

Zv. problemi më i vogël, i shoqërisë shqiptare, në ekonomi, politikë dhe ca më keq në sport, i shkurtër në mendje dhe ide, sa një fushë minifutbolli shkolle, vazhdon të “ulurasë” me zërin e miut. Ky “gjysëm-luan”, e “gjysëm-mi” me këtë shpirt “opozitari”, shqetësohet vetëm për një gjë: Për suksesin e të tjerëve. I rujtë Zoti… trupmendjeshkurtërit”, shkruan Agustin Kola.