A e kërcënon vaksinën Pfizer varianti i ri i koronavirusit?

Varianti i ri i coronavirusit ka zhytur Anglinë në një gjendje paniku dhe konfuzioni.

Pyetjet janë të shumta, sidomos për efektshmërinë e vaksinës Pfizer në llojin e ri. Aktualisht nuk ka asnjë provë që sugjeron se vaksina Pfizer nuk do t’i mbronte njerëzit nga lloji i ri.

Një pyetje tjetër kritike është nëse ka ndonjë provë që sugjeron se varianti është më serioz se paraardhësi i tij. Aktualisht nuk ka asnjë provë që ky variant shkakton sëmundje më të rëndë ose vdekshmëri më të lartë. Shëndeti Publik në Angli vazhdon të studiojë raste për ta kuptuar më mirë këtë, shkruan Express.co.uk.

“Ne e dimë që vdekshmëria është një tregues i vonuar dhe do të duhet ta monitorojmë vazhdimisht këtë gjatë javëve të ardhshme”, shpjegon Shëndeti Publik në Angli.

Vaksina stimulon një reagim imunitar ndaj një pjese të proteinave që nuk preken nga ato mutacione. Puna e mëtejshme laboratorike aktualisht është duke u ndërmarrë si një përparësi për ta kuptuar këtë.

Pse është ky variant më i transmetueshëm?
Dihet prej kohësh që mutacionet në proteinën spike – pjesa e virusit që e bën atë infektive – mund të ndryshojë mënyrën e ndërveprimit të virusit me qelizat njerëzore. Sidoqoftë, studiuesit ende nuk e dinë mekanizmin për këtë rritje të transmetimit.

Sipas PHE, provat tregojnë se nivelet e infeksioneve në zonat gjeografike ku ka qarkulluar ky lloj specifik janë rritur më shpejt sesa pritej. “Provat kanë demonstruar se ky variant ka një shpejtësi më të lartë transmetimi sesa variantet e tjera në qarkullimin aktual”, thotë trupi i shëndetit.