Ish-oficeri i policisë i përndjekur nga fisi Rraja denoncon: Nipi i deputetit vrasës me pagesë pastaj…

Në lidhje telefonike me edicionin e orës 16.00 në Syri Tv, me moderatoren Armela Ferko, ish-oficeri i policisë së Fushë-Krujës, Emiljano Nuhu, që zbuloi në vitin 2018 lidhjet e Taulant Ballës me njerëzit e deputetit socialist Rahman Rraja, ka komentuar fillimisht aksionin e policisë ndërkombëtare për arrestimin e nipave të deputetit të cilët u kapën ndërsa transportonin rreth 200 kg kokainë në Belgjikë.

‘Unë ndjehem deri diku i kënaqur nga informacione që kam dhënë dhe që më fund u arritën të verifikohen. Dhe janë informacione që nuk u verifikuan nga shteti jonë, por nga shtetet europiane.

Neglizhenca e Ministrisë së Brendshme në këto informacione, bëri që të kemi edhe pasoja më të rënda siç ishte atentati ndaj prokurorit vitin e kaluar, ku humbi jetën edhe shoferi i tij.

Nëse Policia do kishte hapur një hetim parandalues, ai atentat nuk do kishte ndodhur.

Prova tregojnë se këta përsona kishin aktivitet kriminal edhe për shkak të lidhjeve të tyre me politikën’

Nuhu gjatë bisedës në studio hodhi poshtë pretendimin e policisë shqiptare se kishte bashkëpunim me homologët ndërkombëtare, se kishte një proces bashkëpunimi që nga viti 2018.

‘Me eksperiencën që kam kaluar, policia shqiptare nuk ka pasur dijeni fare për operacionin. Sepse policia shqiptare ka humbur edhe atë pak besim të homologët e huaj.

Dhe ata nuk kanë aspak besim te policia jonë. Policia shqoptare ka kryes disa veprime proceduriuale siç është kontrolli i banesave.

Dhe gjatë kontrollit ata nuk kanë konfirmuar asnjë skemë të kundraligjshme që unë kam dhënë informacion që këta lëvizin me armë, më makinë të blinduar, deri të vrasjet me pagesë.

Për këtë operacion me përmasa kaq të mëdha, partnerët ndërkombëtarë nuk kanë besim të japin informacione të tilla.

Nëse do kishte dijeni, policia shqiptare do e kishte dekonspiruar këtë aksion.

Imagjinoni Policia shqiptare nuk e arrestoi dot Ramazan Rrajën për vepra më të lehta penale’

Nuhu tha ndër të tjera se Fjoralb Rraja nuk ka qenë pjesë e denoncimeve të tij në kohën kur ishte në Shqipëri/

‘Ramazan Rraja ka qenë më datë 21 korrik por nuk ka qenë në mënyrë aktive në kërcënimin tim. Por më kanë kërcënuar më datë 31 korrik dhe unë bëra denoncimin në komisariatin nr.6 dhe prokuroria pushoi çështjen. Fjoralb Rraja nuk ka qenë pjesë e denoncimeve të mia, vetëm Ramazan Rraja’

Këto janë detaje për të manipuluar opinionin publik. Por nuk ka pasur asnjë procedim penal ndaj këtyre personave. Kjo ka kuptim që kur ka nisur operacioni nga policitë e BE nga Belgjika dhe BE, të gjithë këta persona duhet të mbaheshin në vëzhgim.

Nëse do e kishin mbajtur në përgjim dhe vëzhgim, atentati para një viti do ishte parandaluar.

Këtio që dime, por sa ngjarje që ne nuk kemi mundur ti zbulojmë’.