“Bashkia e Tiranës me taksat më të larta në vend”, PD: Ja llogaria si Erion Veliaj do t’u marrë më shumë para bizneseve dhe qytetarëve

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, MATEO SPAHO

Prej 5 vjetësh, banorët e kryqytetit paguajnë taksat më të larta në vend, por nuk marrim pothuajse asgjë mbrapasht si investime për për permirësimin e cilësisë së jetës.

Edhe për vitin e ardhshëm, Erion Veliaj ka ndjekur të njëjtën skemë. Më shumë taksa për qytetarët dhe bizneset, më pak përfitime për ta.

Të flasim më konkretisht.

Të githë e kemi provuar në lëkurë sa i vështirë ishte ky vit për secilin prej nesh. Me mijëra humbën punën, me mijëra ulën qepenët, me mijëra u zhytën në borxhe. Por Eriin Beliaj vazhdoi të mbysë me taksa dhe gjiba bizneset dhe qytetarët.

Këtë vit ka marrë nga xhepat tanë 113 milionë euro.

• A kemi ne shkolla dhe kopshte më të mira? Jo! Madje kemi më pak.
• Kemi ujë të pijshëm 24 orë? Nuk kemi.
• Kemi ne shërbim publik urban më të mirë? Askush nuk e thotë këtë.
• A ka në Tiranë më shumë gjelbërim? Përkundrazi. Ka më shumë beton.
• A është Tirana më e pastër me kaq shumë taksa sa na merr Erion Beliaj ne? Aspak më e pastër. Incineratori është më i pasur.
• A është shtruar ndonjë rrugë e re që i shërben hjithë qytetit apo të jenë mbyllur disa rrugë në lagjet e Tiranës? Mjafton të dalësh me një kamera për të parë se infrastruktura është skandaloze.

Punë nuk ka berë, por Erion na ka marrë këtë vit pandemie 113 milionë euro.

Për vitin e ardhshëm, pritet të na marrë edhe më shumë, pa na kthyer ato në investimet dhe shërbimet e duhura. Edhe ato që llogarit të bëjë, i bën shumë shtrenjtë, duke na vjedhur.

Me Projektbuxhetin e vitit 2021 Erion Veliaj llogaritet të marrë nga xhepat tuaj, të dashur qytetarë dhe biznese të dërrmuar nga kriza, rreth 120 milionë euro.

Më konkretisht, të shohim se cili është plani i Erion Veliajt për rritjen e buxhetit nga taksat e larta.

• 11 milionë euro do t’u merren më shumë bizneseve dhe qytetarëve për tarifën e pastrimit. A do të jenë lagjet e Tiranës më të pastra? Jo! Erion Veliaj do të bëjë më të pasur Incineratorin e Tiranës me djersën e qytetarëve. Tarifa e padtrimit është rritur për të gjithë që nga qershori i kaluar, pasi incineratori që nuk ekziston u ankua për të ardhura të pakta. Për Erion Veliaj nuk ka problem që jemi në kohë krize. Megjithëse bizneset kanë nevojë për mbështetje, ai i çon paratë e marra nga tarifa e rritur e pastrimit tek incineratori.

• 5 milionë euro më shumë do të detyrohen bizneset të paguajnë për taksën mbi pasurinë e paluajtshme. Megjithëse dyqanet i kanë pothuajse bosh, bashkia nuk parashikon asnjë ndihme, por vetëm presion për t’u marrë sa më shumë para nga xhepat.

• Edhe 5 milionë euro të tjera do të marrë Erion Veliaj nga gjobat. Ky xhep i Erion Veliakt mbushet kryesisht me gjobat për parkimin. Tirana është sot qyteti më i pajetueshëm në lidhje me parkimet. Edhe ato pak që ishin, janë zhdukur nga bashkia pa pyetur askënd. Ka dëmtuar bizneset e vogla, ka dëmtuar qytetarët, ka shtuar trafikun në qytet, ndërsa për vete ka shtuar 5 milionë euro në xhep, pa bërë asgjë.

• 4 milionë euro do të merren nga e ashtuquajtira taksë e përkohshme për infrastrukturën arsimore. Çfarë është bërë me këtë taksë të paligjshme? Është ndërtuar ndonjë shkollë? Në të vërtetë jo! Sepse shkollat Erion Veliaj po i bën me PPP, duke i paguar shumë shtrenjtë klientët e tij me paratë tona. A ka ngrohje në shkolla dhe kopshte? Fëmijët dhe prindërit e dinë që jo, sepse vazhdojnë të paguajnë nga xhepi.

Politikat e taksave anti biznes dhe antiqytetare të Veliajt duken në numrin e bizneseve të kryeqytetit.

Në vitin 2011, në Tirane ishin te regjistruar rreth 37 mijë biznese. Për 4 vite, kur Tirana drejtohej nga Lulzim Basha, numri i bizneseve u rrit me gati 10 mijë, duke shkuar në rreth 47 mijë.

Çfarë ndodh që kur Tirana drejtohet nga Veliaj me politikën e tij të taksave të larta dhe të gjobave?

Për vitin 2019, pa llogaritur efektin e pandemisë, në Tiranë ka 800 biznese më pak, sesa kur Veliaj mori detyrën. Efekti “Veliaj” eshte ai i një depresioni ekonomik për qytetin dhe për shumë familje që jetojnë me punë të ndershme, që nuk marrin leje ndërtimi dhe nuk ndërtojnë kulla.

Këtë model qytetarët e refuzojnë! Partia Demokratike do të bëjë ndryshimin që duan qytetarët dhe do të skellë shpresë në vend, duke nisur nga kryeqyteti!

2 29