Kisha Katolike kundër kufizimeve të reja anti-Covid: Diskriminuese ndaj komunitetit…

Kisha Katolike e Shqipërisë kundërshton masat e reja kufizuese të Komitetit Teknik të Ekspertëve, të bëra publike një ditë më parë.

Përmes një letre dërguar kryetares së  komitetit Mira Rakacollit dhe për dijeni ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, Kryetar i Konferencës Ipeshkvore të Shqipërisë George Frendo shprehet ndër të tjera se, Kisha Katolike kishte marrë masa që kremtimet për natën e Krishtlindjeve të kryeshin duke nisur nga ora 8 pasdite.

“U njohëm me vendimin e ri të Komitetit të Ekspertëve të drejtuar prej jush, rreth kufizimit në kuadër të masave anti-COVID të marra nga qeveria shqiptare që ndalon qarkullimin e njerëzve pas orës 20.30, duke filluar nga data 24 dhjetor, pikërisht natën e Krishtlindjes. Ne si Kishë Katolike kishim marrë të gjitha masat që të kremtonim meshët në orare të përshtatshme qysh prej datës 3 dhjetor 2020, sikurse do të shihni nga dokumenti bashkëngjitur.

Në këtë dokument kemi vendosur që meshët të mbahen në orare që t’u lejojnë njerëzve të kthehen nëpër shtëpitë e tyre para orës 22.00. Ky ndryshim i papritur që nis pikërisht Natën e Krishtlindjes, na duket i nxituar dhe diskriminues ndaj komunitetit katolik, që është e vetmja Kishë e Krishterë që kremton lindjen e Krishtit netën. Sapo kishim njoftuar të gjithë besimtarët tanë dje, ditën e Diel, se mesha e Krishtlindjes do të kremtohej te enjtem në orën 20.00. Me kënaqësi do të kishim marrë pjesë në konsultim për një gjë të tillë, thuhet ndër të tjera në letër.