Jo vetëm vjedhje me virusin, blejnë ilaçin e ndaluar rreptësisht në BE dhe SHBA, por edhe me trefishin e çmimit

“Favipavir”, një ilac i paautorizuar në BE dhe SHBA për mjekimin ndaj Covid 19, do të blihet nga Ministria e Shëndetësisë përmes një tenderi të hapur nga QSUT. “Favipavir” gjendej lehtësisht në farmaci të caktuara në Tiranës që prej nisjes së pandemisë edhe pse ai ishte i ndaluar që të tregtohej. Por hyri dhe u shit kontrabandë me cmime shume të larta duke shfrytëzuar këtu edhe panikun e qytetarëve.

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, është shprehur shpesh kundër përdorimit të medikamentit “Favipavir” tek pacientët me Sars Cov-2. Por përtej këtyre QSUT ka tenderuar blerjen e 200 tabletave, me një procedurë të dyshimtë, si dhe me një fond shumë më të lartë krahasuar me çmimin e anti-viralit në tregun ndërkombëtar. Deri më tani s’ka një reagim nga Ministria e Shëndetësisë për këtë tender.