Basha me të rinjtë: Ndryshimi duhet të triumfoje më 25 prill

Në takimin që Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha pati sot me të rinjtë finalistë të debatit kombëtar të organizuar nga EDYN, Rjeti i të Rinjve Europianë për Demokraci, prej të rinjve iu sollën disa argumente mbi çështjet kryesore që janë sot shqetësimi i rinisë dhe shoqërisë shqiptare në përgjithësi.

Ata i treguan kreut të PD edhe çështjet e debatuara ku një pikat më me interes ishte ajo e punësimit të të rinjve.

“Unë mendoj që për pjesën e studentëve ekselentë që janë pjesë elitare po themi kanë investuar, kanë prioritetet e tyre. Të krijohen pak më shumë hapësira, sidomos tek pjesa e praktikave sepse tashmë universitete janë bërë shumë teorike e mekanike dhe vazhdojnë e vëjnë theksin tek kjo pjesa. Unë mendoj që akoma më shumë duhet vënë theksi tek praktika. Kjo është dhe një ndër arsyet pse studentët vazhdojnë e studiojnë jashtë vendit.

Ne shohim që studentët që janë jashtë vendit marrin medalje ari, studentët shqipëtarë që këtu në Shqipëri mund kenë qënë me nota të ulëta por atje marrin medalje ari. Shkëlqejnë dhe i gjen nëpër media e portale të ndryshme, normalisht ngelemi shumë të kënaqur nga kjo pjesë. Ndërsa këtu në Shqipëri gjithë kjo ngarkesë e gjithë kjo pjesa që e vë theksin teori, teori, teori ngarkon shumë trurin, krijon atë stresin edhe jo nuk mundem do iki… pastaj thua. Po jo ne duhet të qëndrojmë këtu”, – u shpreh njëra prej studenteve.

Kreu i opozitës teksa dëgjoi shqetësimet e të rinjve u tregoi atyre planin e qeverisjes së ardhshme, veçanërisht pjesën për rininë.

“Në planin tonë, mundësitë e Shqipërisë janë që çdo vit 10 mijë më të mirët të përfitojnë një stazh 1 vjeçar me një pagesë prej 300 mijë lekë të vjetra në muaj, për të bërë urën nga bankat e shkollës tek tregu i punës.

Prioritet absolut në programin e Arsimit të lartë, është kthimi i arsimit të lartë në një platformë të lançimit të rinisë në tregun e punës.

Sigurisht, për këtë duhet të ketë treg pune. Prandaj, prioriteti kryesor është ekonomia, është hapja e vendeve të punës. Nuk mund vetëm të flasim, duhet të veprojmë. Qeveria nuk vepron ndryshe përveçse me buxhet, me politika me vizion, me politika me vendimmarrje fiskale dhe financiare.

Sa i përket praktikës në tërësi. Në Europë çelësi i suksesit të rinisë është që pothuajse gjysmat e fondeve i harxhon për praktikë dhe kjo është pjesën e Reformës së Arsimit, nuk është thjesht anulimi i ligjit të arsimit të lartë apo financimi i tarifave bachelor dhe master. Edhe kjo është plotësisht e mundur.

Për të gjitha familjet me të ardhurat nën 640 mijë lekë të vjetra në muaj mund të financohet 100%, subvencionon 100% tarifa, pra që mos paguajë tarifë as për bachelor as për master”, – iu tha Basha të rinjve, ndërsa i ftoi ata që të bëhen pjesë e ndryshimit dhe të qëndrojnë në vendin e tyre.

“Nuk bëhet asgjë si vendi yt. Dhe çfarë vendi kemi! Tani është realisht në dorën tonë. Në fakt tani është realisht në dorën tuaj. Boll thamë e ardhmja. Tani është e sotmja. Dhe për këtë ju garantoj se unë do të bëj gjithçka që të ju hap rrugë.

Në kuptimin afatshkurtër sigurisht do të bëjmë gjithçka për ndryshimin dhe ndryshimi duhet patjetër të triumfojë me 25 prill, sepse është aspiratë. Sot është aspiratë e pothuajse gjithë shoqërinë.”