Lirohet 73 vjeçari që u arrestua me bujë nga Policia: Më morën në 5.00 të mëngjesit…

Policia e Vlorës, arrestoi plot bujë disa ditë më parë një , si të lidhur me kultivimin e lëndëve narkotike në këtë qark.

Azis Xhaferi, edhe pse në kushte shumë të rënda ekonomike, u prangos nga policia për të përfunduar në qelitë e komisariatit të Vlorës.

Ditën e sotme Gjykata e Vlorës, i ka dhënë lirinë të moshuarit nga Kallarati i Vlorës, duke I dhënë masën e sigurisë nga ‘arrest me burg’ në ‘detyrim paraqitje’.

Kjo pasi pas mbikqyrjes të telefonatave dhe provave, gjykata e Vlorës konstatoi se në rastin e shtetasit Aziz Xhaferi kishte keqkuptime në përgjimet e telefonatave dhe ky shtetas nuk kishte lidhje me ngjarjen.

Syri Tv e ka pritur shtetasin Xhaferi para ambienteve të paraburgimit në Vlorë ku ka marrë dhe një intervistë për të mësuar më tepër rreth tij.

Xhaferi tregon momentin e arrestimit dhe shprehet se ndihet i lumtur me “lirinë”.

‘Në orën 5.30 të mëngjesit erdhën dhe më morën. Nuk isha ngritur akoma nga gjumi.

Ke thënë më thoshin në përgjime që jam këtu, jam atje.

Po unë isha punëtor me ato të druve dhe më kërkonin ata bukën dhe ujin, dhe më thoshin të shkoja lart.

Më mori ai, kur erdha këtu, po unë i thashë që s’kam lekë.

Pastaj vajtja në paraburgim dhe aty më hoqën telefonin dhe rripin e pantallonave.

Unë isha edhe i sëmurë nga prostatat dhe tensioni me vajti 20. Unë tani jam i lumtur që u lashë i lirë.’