Regjisori flet nga sheshi i protestës: T’i themi stop dhunës të këtij pushteti fashisto-mafioz

Regjisori Edmond Budina, ka qenë i pranishëm sot në protestën e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, pas shoqërimit të djeshëm të disa pjesëtarëve të shoqërisë civile.

Budina tha se duhet që të gjithë shqiptarët t’i thonë stop dhunës policore, ndërsa shtoi se dhunimi është pjesë e këtij pushteti, që e quajti fashisto-mafioz.

“T’i themi ndal dhunës së policisë së pushtetit, që dhunon qytetarët e vet, i dhunon. T’i themi ndal dhunës së policisë së pushtetit, që dhunon qytetarët e vet, i dhunon, siç dhunoi disa qytetarë shembull dje. Ne nuk duhet të frikësohemi nga dhuna e këtij pushteti fashisto-mafioz.

Këta janë fashistë dhe mafiozë, janë bashkë për të ruajtur pushtetin. Këta janë grupe paramilitare, derisa rrëmbejnë njerëz, këtu kemi të bëjmë me dhunë shtetërore, që frikëson qytetarët e ndershëm, që t’i ketë nën zap. Ne do të vazhdojmë të protestojmë e nuk do ulim kokën. Ne kemi bërë kallëzime edhe ndërkombëtare. Sjellja e pushtetit është kriminale”, tha Budina.