Shqipëria e treta për rritjen e çmimeve të shportës, Basha: Rama ka dështuar në 7 vjet! Durimit i ka ardhur fundi!

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar me një shenim në rrjetet sociale pas publikimit të shifrave të çimemeve të rritura të shportës për shqiptarët.

Basha shkruan se, gjatë 7 viteve të dështuara të Edi Ramës, çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë ngritur në stratosferë. Durimit i ka ardhur fundi!

Reagimi i plotë i kryetarit Basha

Shqipëria renditet e 3-ta në Europë për rritjen e çmimeve të shportës bazë ushqimore. Të dhënat e publikuara nga EUROSTAT tregojnë se Shqipëria ka rritjen më të madhe të çmimeve të ushqimeve në Europë! Gjatë 7 viteve të dështuara të Edi Ramës, çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë ngritur në stratosferë. Durimit i ka ardhur fundi!

Ne do të ulim çmimet e ushqimeve duke luftuar monopolet dhe klientelizmin, dhe do të kemi një qeveri që kujdeset për njerëzit, në vend të një qeverie që kujdeset për veten dhe klientët e saj.