Ballina Kryesore Prençi tregon shifrën absurde: Policia është kriminalizuar, Lleshaj veshi policë 1200 oficerë...

Prençi tregon shifrën absurde: Policia është kriminalizuar, Lleshaj veshi policë 1200 oficerë ushtrie

I ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24 nga Nisida Tufa, ish kreu i Policisë së Shtetit, Ahmet Prençi tregoi edhe arsyet se pse Policia e Shtetit ka arritur në këtë ditë, siç tha.

Sipas tij, rekrutimet e militantëve politikë, lejimi i kanabizimit dhe rritja e kriminalitetit kanë bërë që Policia e Shtetit të jetë kjo që është sot. Ai po ashtu drejtoi gishtin edhe nga ish-ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, të cilin e akuzoi për futjen e një fryme ushtarake në polici.

“Di të them një gjë dhe këtu i japim përgjigje pyetjes pse na ndodhin këto ngjarje? Unë kam një optikë dhe them se duke qenë se këto vite policia është kriminalizuar, përfshi kanabizimin do arrinim deri këtu.

Po ashtu në rekrutimin e efektiveve nuk i është kushtuar rëndësi disa të dhënave. Duhet që personi në fjalë dhe njerëzit e tij të jenë njerëz pa probleme, komisioni që i përzgjedh efektivët në 2013 i ka bërë ministri i Brendshëm, të huajt ekspertë nuk kanë marrë më pjesë ishte pjesa e militantëve politikë që u fut në polici.

Këto efektivë pas shkollimit bazë kanë kurse aftësimi, mendoj që nuk është kryer. Të gjitha këto hallka kanë munguar dhe arrijmë në atë ngjarje. Përgjegjësia është individuale, por duhet pranuar se policia është kthyer në një armatë militantësh, oficerët e ushtrisë pastaj që zoti Lleshaj i futi në polici. I bie rreth 1 mijë e 200 persona nga ushtria që futen në polici. Kam respekt, por ata janë përgatitur për diçka tjetër jo për të qënë në polici”,- shtoi Prençi.

Exit mobile version