Policia fsheh një tjetër krim të rëndë të dy efektivëve që qëlluan me breshëri automjetin e qytetarit, reagimi

“Shoqata e Punonjësve të Policisë në Lirim – 2013” reagon sërish për njgarjen e denoncuar prej tyre se Shqiponjat në Fier kanë qëlluar ndja një makine “Benz ML” me armë. Ngjarja u mohua nga policia, por shoqata këmbëngul dhe kërkon që rasti të hetohet nga SHÇBA

STATUSI I PLOTE
KRIMI LË GJURMË

SHÇBA TË HETOJË DHE TË ZBARDH RASTIN.
Meqënëse Drejtoria Vendore e Policisë Fier u tregua e gatshme të vendosë në dispozicion çdo dokument që lidhet me ngjarjen e ndodhur në orët e para të dt. 15.12.2020 dhe konkretisht në orën 01:40 të mëngjesit, atëherë ju kërkojmë të bëni prezent faktet që vërtetojnë të kundërtën pasi në reagimin e DVP Fier në asnjë pikë nuk janë referuar me fakte.

Ju kërkohet të zbardhni këto fakte:
1 – Bëni transprent nga libri i regjistrimit të automjeteve orën e hyrjes dhe daljes së automjetit me targë TR 4372 P nga Komisariati i Policisë Fier.
2 – Bëni transparent nga libri i personave të shoqëruar orën e shoqërimit dhe të lënies së lirë të shtetasve Imanuel Vasillaq Gjino dhe Kevin Anesti Bare.

3 – Bëni prezent procesverbalin e masës administrative me datë dhe orë ndaj drejtuesit të mjetit, ndaj shtetasit Imanuel Vasillaq Gjino.
4 – Bëni prezent pamjet filmike të kamerave të sigurisë në hyrjen e Drejtorisë Vendore Fier që të dokumentoni hyrjet dhe daljet e automjetit dhe personave të sipër përmendur.

5- DVP Fier deklaron se ngjarja është pasqyruar në web-in e Policisë së Shtetit. E pavërtetë. Linket më poshtë nga lajmet e pasqyruara në Web-in e PSH për këto data nuk pasqyrojnë ngjarjen në fjalë:
https://www.asp.gov.al/category/lajmi-i-fundit/page/2/
https://www.asp.gov.al/category/lajmi-i-fundit/page/3/
https://www.asp.gov.al/category/lajmi-i-fundit/page/4/

6- Jepni shpjegime për arsyen e mos pasqyrimit në komunikatën e datës 15.12.2020 të ngjarjes së ndodhur por është pasqyruar me dt.16.12.2020 pasi konstatuat që ne jemi interesuar tek ju për rastin dhe u përpoqët të sajoni diçka sa për justifikim!

Ne si SHPPL-2013 jemi për të inkurajuar Organizatën e Policisë që të veproj për çdo rast konformë ligjit, kurrsesi për të hedhur baltë mbi të edhe në rastet kur konstatohen devijanca nga ligji, thirrjet dhe denoncimet janë vetëm për hirë të ushtrimit të detyrës sipas misionit e ligjit.
I bëjmë thirrje SHÇBA dhe Prokurorisë së Rrethit Fier të hetojë me përgjegjësi rastin.