Ndalohen 4 aktivistë të Teatrit, regjimi në grahmat e fundit kërkon të përhapë panik

Policia e Tiranës ka ndaluar në mbrëmje aktivistë të Mbrojtjes së Teatrit. Midis personave të ndaluar është edhe pedagogu dhe sociologu Ergys Mërtiri.

Nuk ka ende informacione përse është bërë ndalimi i aktivistëve. Ndërkohë që në një status në profilin e tij në facebook, aktori Neritan Liçak, shkruan “Policia diktatoriale ka ndaluar anëtarët e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit pa asnjë arsye. Çuç gangsteri”

Astrit Seranaj, Ergys Mertiri, Donald Martini dhe Gentjan Hasani u shoqëruan mbrëmjen e sotme dhe u çuan në komisariatin nr.1 Tiranë.

Ata dyshohet se janë shoqëruar pasi kanë marrë pjesë në protestën për vrasjen e Klodian Rashës, teksa sot Policia i ka shoqëruar në pedonalen e kryeqytetit.

E gjithë situata e tensionuar me dhunë policore tregon se regjimi është në grahmat e fundit, por ai kërkon të përhapë sa më shumë panik për të zgjatur edhe disa në pushtet. Të njëjtën strategji ndiqte edhe Ramiz Alia në funin e viteve ’90 para se regjimi komunist të binte dhe ai të arrestohej.