A do shkarkohej Lleshaj po të ishte nga “Zona e parë Operative”?

Kryeministri Edi Rama, Drejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit, Ardi Veliu, Ministri i Brendshem, Sander Lleshaj, ne ceremonine e inagurimit te godines se re te forcave RENEA, ne Yzberisht, me rastin e 107-vjetorit te krijimit te Policise se Shtetit./r/n/r/nPM Edi Rama, General Director of State Police, Ardi Veliu, Minister of Interior, Sander Lleshaj, at the inauguration ceremony of the new RENEA force building in Yzberisht, on the occasion of the 107th anniversary of the creation of the State Police.

Nga Elton LASKA

Bërja kokë turku e mirditorit Sandër Lleshaj, nuk ishte surprizë, pasi dihet që historia që harrohet përsëritet, vetëm se herën e dytë në përmasa komike.

Kujtojmë se për 45 vite regjimi komunist i përdori mirditorët dhe veriorët mish për top, duke i kundërvënë ndaj njëri-tjetrit, duke i vrarë natën e duke i qarë ditën me fajin e vetëm se nuk donin komunizmin, pasi kisha dhe tradita ishin më të forta se propaganda e kuqe.

Faji i Sandër Lleshajt për ne shqiptarët, është se u kthye në ushtar të bindur, duke firmosur tendera, duke e kthyer armatën e policisë në një shtab ushtarak për interesat e Rilindjes.
Faji i Sandër Lleshajt për dorëheqjen e imponuar nga shefi i tij, është së Sandër
Lleshaj, nuk është nga Zona e Parë Operative.

Ardi Veliu është një efektiv policie që as për roje poste në Myzeqe nuk do ta vendosnin në një vend ku funksionion demokracia, por të qenit nga Zona e Parë Operative, të qenit ushtar i bindjes i djemve të këlyshëve të kuq, askush nuk e shkarkon, madje i marri i Surrelit shprehet se edhe 500 mijë shqiptarë të dalin në shesh, nuk e shkarkon.

Shkaktari i parë për vrasjen e Klodian Rashës është pikërisht Ardi Veliu, personi që degradoi figurën e policit dhe riktheu konfliktin polici-qytetar, si në vitin 1997, kur bandat e kuqe të financuar nga Beogradi dhe Athina, nën logon e Partisë Socialiste, dogjën Shqipërinë.

Mirditorët, lezhjanët dhe Kurbinasit, këta banorë fisnikë të trojeve arbnore, me 25 prill kanë rastin më të mirë të rikthejnë përfaqësimin dinjitoz në pushtetin lokal dhe qendror. Nuk e meriton qarku ynë të diskriminohet në investime për fajin e vetëm se nuk janë Rilindas.

Sandër Lleshaj ishte thjeshtë një dëshirë e Edi Ramës dhe një levë për të realizuar dëshirat e tij.

Ardi Veliu dhe Bledi Çuçi, janë aty për të finalizuar operacionin “Marrëzia e Fundit” ose më shqip vjedhjen e zgjedhjeve të 25 prillit.

Shqiptarët nuk do ta lejojnë Rilindjen t’u vjedhë të ardhmen, dinjitetin dhe pasuritë nëntokësore, që natyra ia ka dhënë këtij vendi të bekuar.

Kriminaliteti sot është emergjencë kombëtare, ndaj beteja kundër tij duhet të nisë më largimin e Edi Ramës, njeriu që glorifikoi kriminelët.