Video/ Këta nuk janë policë, por banditë! Pas dhunimit të dy rinjve në komisariat: “Të rraha se m’u tek k…”

Dy të rinj u dhunuan barbarisht dje nga Policia e Bulqizës, në një video e cila u publikua gjerësisht edhe në portale, të denoncuar fillimisht nga dega lokale e Partisë Demokratike.

Në një video të re të plotë, të siguruar nga Fax News, shfaqet dhuna e plotë ndaj dy të rinjve nga policë të komisariatit të Bulqizës.

Një moment të videos, një nga të rinjtë e gjakosur, e pyet efektivin e policisë se pse e rrahu, ndërsa ky i fundit i përgjigjet se ‘Kështu iu tek k…’

“Më vrau, më vrau policia, policia e Bulqizës. Pse e vratë çunin, ishim në punën tonë në hallin tonë shife çfarë na keni bërë. Nuk kemi prek njeri me dorë ne. Këta janë kriminela, këta janë dhunusa. Urdhëro policia që duam, urdhëro policia e Bulqizës”, dëgjohet të thonë të rinjtë.

Kjo ngjarje fillimisht u mohua nga policia e Shtetit, por tashmë mësohet se pas publikimit të videos së plotë, ka reaguar SHÇBA e cila njofton se do të kryhet një hetim për këtë ngjarje të rëndë.